Analiza

Android më i shpejtë se iOS

Publikuar , 17 Mars 2011
0
Android më i shpejtë se iOS

Blaze Software ka bërë me mijëra testime fushore për të përcaktuar shpejtësinë dhe besueshmërinë e shfletimit mobil të internetit (më saktësisht 45,000 teste), dhe për ta realizuar këtë ka përdorur një Google Nexus S dhe një iPhone 4. Testimet janë performuar duke përdorur shfletuesin e integruar të celularit përkatës.

Testimi ka përfshirë ngarkimin e përsëritshëm të ueb faqeve nga lista e Top 1,000 faqeve të përgatiur nga Fortune , duke përdorur edhe Wi-Fi e edhe 3G. Prej këtyre faqeve individuale, 84% janë paraqitur më shpejtë në Android.

E tani kur industria në SHBA është duke u fokusuar mjaft shumë në 4G dhe në atë se cili operator është në gjendje të ketë qasje më të shpejtë në shfletimin mobil, në përgjithësi mund të thuhet se rëndësi të madhe vazhdon të ketë ende hardueri. Në Android faqet e përshtatura për shfletim mobil janë hapur 8 për qind më shpejtë se ato standarde, por kjo për shkakun se edhe faqet standarde u hapën mjaft shpejtë.

E disa pyetje tjera lindin edhe me softuerin e përdorur për shfletim. Shfletuesi i integruar i Android e ka bërë shumë të lehtë qasjen në një ambient mobil, edhe pse në anën tjetër Google  po e quan atë si “Chrome Lite”, por mund të thuhet lirisht se është shfletues i krijuar veçanërisht për celularë me Android.

iPhone në anën tjetër ka një shfletues që është mjaft i ngjashëm me versionin e përgatitur për kompjuter. Safari në vete përdor më shumë fuqi procesorike sesa Android, e që mund të thuhet se ka një ndikim në kohën e hapjes së ueb faqeve. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Pse është kaq e vështirë të prodhosh një telefon me ekran që paloset?

Lajmet e fundit>