Lajmet

Android O po vjen në Google I/O me një qendër të re njoftimesh

Publikuar , 19 Mars 2017
0
Kur kanë ngelur vetëm dy muaj nga konferenca e zhvilluesve Google I/O, spekulimet e para për Android 8.0 kanë filluar. 9To5Google ishte i pari që raportoi. Android O po vjen në Google I/O me një qendër të re njoftimesh

Çdo version android sjell ndryshime në njoftimet, dhe ndërsa Nougat solli grupimin e replikimin e shpejtë të tyre, Android O do të vijojë përmirësimin e tyre. Sipas 9to5Google Android O sjell sinkronizimin e njoftimeve në disa pajisje.

Sajti gjithashtu thotë se Google do të shtojë simbole mbi ikonat e aplikacioneve për njoftimet aktive.

Një tjetër risi do të jetë puna me dy aplikacione njëherazi në ekran, një veçori e ofruar nga Apple në tabletët iOS 9.

Sa i përket përmirësimeve, Android O pritet të sjellë një shirit të dedikuar për Asistentin Virtual, ikonat live, përmirësime në MedaRecorder API dhe ulja e konsumit të energjisë për aplikacionet në sfond.

Prezantimi i Android do të bëhet në konferencën Google I/O e cila hap siparin më 17 Maj. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Plani i Google që nxjerr jashtë loje bllokuesit e reklamave

Tags >

Android O
Lajmet e fundit>