Lajmet

Android P pranë lançimit

Jul 26 2018
0 Shpërndarje
Ndërsa dihet se çfarë Android P sjell për platformën e re të Google, ajo që mbetet mister është emri. Android P pranë lançimit

Google po i afrohet lançimit të Android P për publikun. Ditën e Mërkure kompania publikoi versionin final eksperimental të sistemit operativ për zhvilluesit por edhe anëtarët e programit Beta në Android.

Versioni i fundit përmban disa ndryshime finale.

Ndërsa dihet se çfarë Android P sjell për platformën e re të Google, ajo që mbetet mister është emri.

Vitin e kaluar Android Oreo debutoi më 21 Gusht. Android Nougat dy vite më parë mbërriti më 17 Gusht.

E thënë ndryshe kanë mbetur më pak se katër javë nga debutimi i Android P. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>