Lajmet

Android Pie i disponueshëm për Galaxy Note 9

Publikuar , 06 Janar 2019
0
Përditësimi është shfaqur në Gjermani për variantin me procesor Exynos dhe gradualisht do të sillet për të gjitha vendet e tjera. Android Pie i disponueshëm për Galaxy Note 9

Samsung ka filluar të dërgojë Android Pie për Galaxy Note 9 raportoi SamMobile.

Përditësimi është shfaqur në Gjermani për variantin me procesor Exynos dhe gradualisht do të sillet për të gjitha vendet e tjera.

Ai bart vulën N960FXXU2CRLT dhe vjen së bashku me përditësimet sigurisë të Janarit 2019.

Përdoruesit të cilët kanë pasur të instaluar versionin beta u ngelet vetëm 95MB shkarkim.

Lajmi i mirë është se Samsung lëshoi Android Pie për Galaxy S9 për dy grupet e përdoruesve. Për ato që ishin pjesë e fazës beta dhe ata që nuk ishin dhe pritet të aplikohet edhe për Note 9.

Note 9 është telefoni i tretë Samsung pas Galaxy S9 dhe S9 Plus që merr përditësimin.

Nëse ende nuk e keni marr njoftimin e përditësimit atëherë provojeni vetë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  iOS 12 bllokon softuerin e përdorur nga policia për hakimin e iPhone

Lajmet e fundit>