Lajmet

Android Q do të ketë një “Desktop Mode”

Publikuar , 17 Janar 2019
0
Një prej ndryshimeve më të prekshme të Android do të jetë një temë e errët e cila do tu kursejë baterinë atyre përdoruesve që kanë ekrane OLED. Android Q do të ketë një “Desktop Mode”

Shumica e përdoruesve të Android ende nuk kanë marrë Pie por detajet kanë filluar të shfaqen për pasardhësin Android Q.

XDA thotë se ka marrë në përdorim një ndërtim të hershëm të Android Q i cili zbulon planet e Google.

Një prej ndryshimeve më të prekshme të Android do të jetë një temë e errët e cila do tu kursejë baterinë atyre që kanë ekrane OLED.

Gjithashtu Android Q do të sjellë një opsion për zhvilluesit “Force experimental desktop mode on secondary displays.” Do të thotë se sistemi operativ do të ketë një pamje tjetër ngjashëm me Samsung DeX kur lidhet me një monitor.

Megjithatë nuk dihet nëse do të mbërrijë në versionin final të Android por Google të paktën po e konsideron si opsion.

Elementet e tjerë të rinj në këtë ndërtim janë minimale. Ndryshime priten edhe në privatësi me kufizimin aksesit të aplikacioneve tek të dhënat e vendndodhjes.

Versioni i parë eksperimental i Android Q pritet të mbërrijë në konferencën e zhvilluesve në Maj. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Juria e ICT Awards 7 viziton Tiranën dhe Prishtinën, pranë kandidatëve nga mbarë trevat shqiptare

Lajmet e fundit>