Analiza

Android zotëron më tepër se gjysmën e tregut në Shtetet e Bashkuara

Publikuar , 08 Shtator 2012
0
Android zotëron më tepër se gjysmën e tregut në Shtetet e Bashkuara

Shifrat e paraqitura nga Comscore tregojnë që për herë të parë sistemi operativ mobil Android i Google, zotëron më tepër se gjysmën e tregut të smartfonëve në Shtetet e Bashkuara.

Sipas Comscore, Android ka 52 për qind të tregut të smartfonëve në Shtetet e Bashkuara dhe Samsung, ndërmarrje kjo harduerike e cila është e bllokuar në një betejë ligjore me Apple, ka pjesën më të madhe të kësaj pranie të Androidit në treg.

Studimi, që vëzhgoi përdorimin e telefonëve mobil gjatë periudhës kohore prej tre muajve, tregon që Samsung ka 25.6 për qind të tregut dhe Androidi i Google ka 52.2 për qind.

Ndërsa Apple kishte 33.4 për qind të tregut. Sidoqoftë, kjo mund të ndryshojë nëse arrihet bllokimi i shitjeve të smartfonëve të Samsungut në Shtetet e Bashkuara.

Edhe Google edhe Apple arritën që të kenë një ngritje gjatë këtij tre mujori, ku Google morri 1.4 për qind të pikëve më tepër, ndërsa Apple 2.

RIM, që i prodhon pajisjet Blackberry, është në vendin e tretë me 9.5 për qind të tregut dhe Microsoft është në vendin e katërt me 3.6 për qind. Symbian, që prodhohet nga Nokia, ka 0.8 për qind.

Sidoqoftë, tregu në Shtetet e Bashkuara mund të marrë një ndryshim teksa pritet lëshimi i iPhone 5 nga Apple gjatë javës së ardhme. Gjithashtu Nokia së shpejti do të lëshojë smartfonët që do të përdorin Windows Phone 8.

Por pengimi i shitjeve të pajisjeve të Samsungut do të mund të ketë ndikimin më të madh, teksa Apple është duke shikuar që të bllokojë shitjen e tetë njësive të Samsungut në Shtetet e Bashkuara.

Nëse ndodh ky bllokim, Samsung do të mund të kishte një rënie të madhe në tregun e Shteteve të Bashkuara. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Një laptop me gjashtë maluerë famëkeq vlerësohet me 1 milionë dollarë

Lajmet e fundit>