Analiza

Android do të tejkalojë Apple

Publikuar , 12 Korrik 2010
0
Android do të tejkalojë Apple

Apple ka përjetuar deri më tani dominimin e saj në tregun e App Store me gjenerimin e 67% të shkarkimeve të aplikacioneve për celularë të mençur vitin që shkoi. Tani kompania Ovum parashikon se Apple do të tejkalohet nga aplikacionet Android të Google, në vitin 2015.

Në 5 vitet e ardhshme pjesëmarrja e Android në tregun e aplikacioneve do të rritet nga 14% në 26% në krahasim me 22% të Apple, ka parashikuar hulumtimi. Përqindja për shkakrkimet e aplikacioneve Symbian është parashikuar të ketë rreth 19% të pjesëmarrjes së përgjithshme. BlackBerry i RIM, pritet që të trefishoj pjesëmarrjen nga 5 në 17%.

“iPhone gjeneron shumicën e aplikacioneve të shkarkuara por së shpejti do të mund të shohim shkarkime që do të shpërndahen në mënyrë më të barabartë” ka thënë analistja e lartë nga Ovum, Michele Mackenzie.

Gjersa Amerika Veriore do të vazhdojë të jetë tregu më i madh për dyqanet me aplikacione, sipas të gjitha gjasave ky treg do të pësojë një rënie nga 57% që ka pasur në vitin 2009, në 31 % në vitin 2015. Azia dhe Paqësori pritet të jenë tregjet me rritjen më të shpejtë, ku deri në vitin 2015 parashihet një rritje deri në 20%.

LEXO EDHE:  Njihuni me Galaxy Note 10 dhe Note 10+

Lajmet e fundit>