Softuer

Android Froyo jozyrtarisht gati për Samsung Galaxy S

Publikuar , 28 Korrik 2010
0
Android Froyo jozyrtarisht gati për Samsung Galaxy S

Gjersa kompanitë ende nuk kanë filluar me punën rreth përditësimit Foryo për pajisjet e tyre, disa të tjera duket se janë duke bërë këtë për të kaluar celularët e tyre në Android v2.2. Firmware i parë testues i Samsung i9000 me Froyo në bord (i quajtur i9000XXJP1) është paraqitur në internet dhe veçse është gati për shkarkim.

Megjithatë para se të filloni me shkarkimin e skedarit dhe të filloni përditësimin e Galaxy S tuaj, keni parasysh se ky është një firmware testues kështu që disa gjëra ka gjasa të mos funksionojnë si duhet  apo mund të mungojnë (për shembull, ende nuk ka përkrahje për Flash në ueb shfletues).

Nëse dëshironi të prisni për produktin përfundimtar dhe të sigurtë, atëherë prisni deri në shtator kur do të keni mundësinë që të merrni softuerin zyrtar përmes Samsung.

Nëse paravarësisht kësaj dëshironi të bëni testimin e këtij firmware, përcjellni këtë faqe dhe lexoni me kujdes hapat e përshkruar në të. I9000XXJP1 është mjaft i qëndrueshëm dhe shumë më i shpejtë sesa Eclair, por sipas atyre që e kanë vendosur për shkarkim, ka gjasa për ngadalësim kur kërkohet multitasking i vështirë.

LEXO EDHE:  Mbërrin sistemi i ri operativ Wear OS për orët inteligjente

Lajmet e fundit>