Softuer

Android me emulator për lojëra klasike nga Playstation 1

Publikuar , 26 Korrik 2010
0
Android me emulator për lojëra klasike nga Playstation 1

Emulatori PSX4Droid është dizajnuar për specifikat e larta të pasjijeve Android dhe si i tillë sjellë një eksperiencë pothuajse të njëjtë me Plasytation 1, vetëm se në celularë ekrani është më i vogël. Ky emulator mund të gjindet në tregun e Android për një çmim prej 6 dollarë, kurse lojërat si Need For Speed: High Stakes, Final fantasy VII, Warcraft 2, Crash Bandicoot 2, etj janë të përfshira me të.

Krijuesit e këtij emulatori janë ZodTTD dhe yongzh, të cilët kanë krijuar më parë edhe Dr. Pocket SNES dhe SNESolid.

Më kujtohet mjaft mirë koha kur kam luajtur Crash Bandicoot në Playstation 1 dhe ka qenë njëra prej lojërave më të parapëlqyera nga ana ime, por kur e shoh mënyrën sesi funksionon kjo lojë në Google Nexus One (celularë me bazë në sistemin operativ Android) pothuajse pa asnjë problem dhe pengesë,  ngjalet nostalgjia për ta luajtur sërish dhe pavarëssiht ekranit të vogël në celularë, eksperienca besoj që është mjaft argëtuese.

LEXO EDHE:  Shpenzimet në aplikacione mobile do të shkojnë në 156 miliardë dollarë pas pesë vitesh

Lajmet e fundit>