Lajmet

Androidi i OnePlus shkrihet me Oppo

Nga: PCWorld
Publikuar , 06 Korrik 2021
OxygenOS do të mbetet sistemi operativ i pajisjeve OnePlus shitur ndërkombëtarisht. Sakaq smartfonët OnePlus shitur në Kinë do të kenë ColorOS. Androidi i OnePlus shkrihet me Oppo

Gjysmë muaji më parë OnePlus lajmëroi se do të bëhej një nën-markë e Oppo, ndërsa lajmi i fundit është se edhe sistemi operativ OxygenOS do të shkrihet me sistemin operativ ColorOS.

OnePlus thotë se këto lëvizje bëhen me qëllim që resurset e dy kompanive të shfrytëzohen më mirë si dhe të standardizohet eksperienca e softuerit në mbarë portofolin e tyre të produkteve.

Por çfarë synon me të vërtetë OnePlus me “shkrirjen e kodit bazë të OxygenOS dhe ColorOS?” Kompania tha se ndryshimet nuk do të vërehen ngaqë çdo gjë do të ndodhë në sfond.

OxygenOS do të mbetet sistemi operativ i pajisjeve OnePlus shitur ndërkombëtarisht. Sakaq smartfonët OnePlus shitur në Kinë do të kenë ColorOS.

Duke për përditësimet, OnePlus premtoi përditësime më të shpejta dhe për një kohë më të gjatë. Flagshipët si OnePlus 8 Series apo 9 Series do të marrin tre versione madhore të Android dhe katër vite përditësime sigurie.

Ndërsa modelet buxhetore si Nord apo Nord CE do të marrin dy versione madhore të Android dhe tre vite përditësime /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shumica e Amerikanëve nuk duan rregullimin e Big Tech