Softuer

“Angry Birds” do të debutojë edhe në Facebook

Publikuar , 07 Mars 2011
0
“Angry Birds” do të debutojë edhe në Facebook

 

Sipas “All Facebook”, Hed ka përdorur fjalën bashkëpunuese për të përshkruar aspektet e lojës, duke shtuar se “derrat do të kenë një rol më të shquar”.

Nëse shikoni faqen e “Angry Birds” në Facebook ju do të shihni se diçka është duke ndodhur, dhe po që se ju i bëni “Like” faqes atëherë Rovio premton se do t’ju mbajë të informuar me të gjitha lajmet e fundit mbi  migrimin e radhës së “Angry Birds” drejt Facebook.

Në anën tjetër duhet theksuar se zhvilluesit e lojërave duhet të përcjellin me vëmendje ngritjen e mahnitshme të “Angry Birds”. Në rend të parë ajo u paraqit si titull për iPhone, dhe më pas kaloi në Android, pastaj Palm dhe Nokia, dhe së fundi shumë versione të lojës janë paraqitur për PC, PSP/PS3, Windows Phone 7, dhe duket se ka plane edhe për film, seri të animuara dhe madje edhe një version 3D në përpunim e sipër. E duket se muajin e ardhshëm do të jetë edhe në rrjetin social më të madh në botë.

Por çfarë mendoni ju rreth “Angry Birds”? Si do të duket ajo në Facebook? Dhe çfarë mund të sjell me vete? Mos hezitoni dhe komentoni më poshtë. /pcworldalbanian

 

LEXO EDHE:  Facebook nuk kursen as 13 vjeçarët

Lajmet e fundit>