Softuer

Angry Birds Space shkarkohet 50 milionë herë brenda 35 ditëve

Publikuar , 30 Prill 2012
0
Angry Birds Space shkarkohet 50 milionë herë brenda 35 ditëve

Ndërtuesi i kësaj loje, Rovio, lajmëroi këtë të arritur në një postim në blog gjatë të hënës, duke shtuar që ritmi i shkarkimit të kësaj loje e bën atë “lojën më së shpejti të rritur ndonjëherë për celular” dhe i thyen të gjitha rekordet e vendosura nga versionet e mëparshme të Angry Birds.

Loja ishte lëshuar më 22 mars për pajisjet që përdorin sistemet operative iOS dhe Android, e po ashtue dhe Mac dhe kompjuter, me njërën nga fushatat më të mëdha dhe me siguri më të shtrenjta reklamuese që janë parë ndonjëherë për një lojë për celularë. Vetëm pak orë pas lëshimit, titulli i ri i Angry Birds kishte qenë afër kryesimit në tabelat e aplikacioneve në App Store në afërsisht 30 shtete. Për vetëm 3 ditë, loja u shkarkuar 10 milionë herë.

Rovio gjatë javës së kaluar lëshoi përditësimin e parë për Angry Birds Space, duke shtuar dhjetë nivele të reja. Nivelet shtesë janë duke u shpërndarë falas përgjatë App Store të Apple dhe Google Play. Në postimin e vet në blog gjatë të hënës, Rovio premtoi që ka “më shumë befasi rezervë.”

“Ka vetëm një përfundim për t’u vizatuar: diçka edhe më e madhe është duke ardhur!,” shkroi ndërtuesi i lojës. “Rrini të kyçur dhe vazhdoni përplasjen e atyre zogjve!”/pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Apple shpërblen "heroin" e FaceTime

Lajmet e fundit>