Lajmet

Ankesa për privatësinë, Google premton ndryshime

Sep 26 2018
0 Shpërndarje
Skuadra e Google ju përgjigj kësaj ankese se, fakti që Chrome të thotë kohën kur je loguar në një faqe Google, nuk do të thotë që automatikisht dërgon historinë tënde te kërkimit te llogaria jote Google. Ankesa për privatësinë, Google premton ndryshime

Ditët e fundit ka pasur ankesa në drejtim të Google për privatësinë se si Chrome gjurmon përdoruesit e tij. Ankesat kryesore kanë qenë mbi faktin se Google ruan të dhëna mbi aktivitetin ne web, në file që quhen Cookies dhe i shpërndan këto file ne pajisje të ndryshme.

Ankesa e parë ka ardhur të shtunën nga Johns Hopkins, një profesor në universitet, dhe nga një ekspert kriptografik, Mathew Green. Ata vunë re se në versionin më të fundit të Chrome, tregohej koha se kur ti futeshe në një faqe web në Google, dhe jo koha kur futeshe ne shërbimet e Chrome për te parë historinë e kërkimeve apo për te ndryshuar paswordin, siç ishte në versionin e mëparshëm.

Ekipi i Google ju përgjigj kësaj ankese se, fakti që Chrome të thotë kohën kur je loguar në një faqe Google, nuk do të thotë që automatikisht dërgon historinë tënde te kërkimit te llogaria jote Google. Chrome nuk dërgon të dhëna nëse ti nuk ndërmerr një hap tjetër për ta lejuar ose ndaluar.

Një ankesë tjetër ishte nga Christophah Tavan, oficer teknologjie tek ContetPass, i cili nxorri në Twitter problemin me cookies në Google. Chrome me versionin e ri, tha ai, ruan akoma disa file te tuat edhe pasi ke fshirë gjithë historinë e kërkimit.

Ekipi i Google u përgjigj ditën e djeshme: “Versioni aktual i Chrome i mban disa të dhëna të tuat edhe pasi ti i fshin, me qëllim të të mbaj akoma të loguar në llogarinë në Google edhe pasi ti fshin historinë.

Megjithatë, ne se do ta ndryshojnë këtë veçori dhe të gjitha filet do lejojmë të fshihen dhe ju të ç’kyçeni nga llogaria në Google.”

Google bëri gjithashtu një postim ne blog ditën e djeshme se do të shtohen opsione dhe shpjegime për ndërfaqen dhe do te rikthej për përdoruesit e tij mundësinë e fshihen të dhënat nga file e Cookies.

Situata e vështirë për Google është krijuar për shkak të balancës që duhet të vendosi mes të qenurit motori më i kërkuar i kërkimit dhe gjithashtu mjet i fuqishëm për reklamimet online. Chrome mbledh nëpërmjet Cookies atë lloj informacioni qe bën të thjesht për reklamuesit e ti dërgoj reklamat në audiencën e duhur. Por duke qenë motori më i madh i kërkimit , nëse nuk do të kërkohej të çensurohej, atëherë Chrome do të kishte informacion për pothuajse gjithë aktivitetin tonë online. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>