Lajmet

Anonymous godet një uebfaqe të qeverisë amerikane

Publikuar , 28 Janar 2013
0
Anonymous godet një uebfaqe të qeverisë amerikane

anonymous_Hakerët që punojnë nën emrin e grupit Anonymous kanë goditur një uebfaqe të qeverisë amerikane gjatë të shtunës, duke e zëvendësuar ballinën e kësaj faqeje me një tekst prej 1340 fjalësh.

Mes këtyre fjalëve jepeshin hollësi për shqetësimet e tyre me rrugën që funksionon sistemi ligjor amerikan dhe si kërcënim për të lëshuar “sekretet” e grumbulluara nga uebfaqet e qeverisë amerikane.

Uebfaqja e Komisionit për Dënim e Shteteve të Bashkuara, që rregullon politikat e dënimit për sistemin gjyqësor federal, ishte offline për pjesën më të madhe të ditës së shtunë si rezultat i sulmit.

“Ky sulm kibernetik në mëngjes në uebfaqen e Komisioneve www.ussc.gov e rrëzoi atë përkohësisht, por faqja tani është rikthyer”,- tha komisioni në një deklaratë të shkurtër të bërë gjatë mbrëmjes së ditës së shtunë.

“Publikimet, materialet trajnuese dhe statistikat për dënimet federale të Komisioneve janë sërish të qasshme nga vizitorët në faqe.” Sipas porosisë që zëvendësoi ballinën e faqes përpara se të kthehej offline, faqja dhe koha e sulmit nuk ishte e rastësishme.

Sulmi erdhi si shenjë proteste ndaj vdekjes së aktivistit Aaron Swartz

“Sot (të shtunën) dy javë më parë, një vijë ishte kaluar”,- thuhej në porosi. “Sot(të shtunën) dy javë më parë, Aaron Swartz ishte vrarë. I vrarë sepse ai u ballafaqua me një zgjidhje të pamundshme. I vrarë sepse ai ishte detyruar që të luajë në një lojë të cilën ai nuk mund ta fitonte – një zvetënim i kthyer dhe i shtrembëruar i drejtësisë, një lojë ku lëvizja e vetme fituese ishte të mos luhej.”

Si parashikoi 14 vjeçari Aaron Swartz në vitin 2001 të ardhmen e internetit

Swartz bëri vetëvrasje në Nju Jork më 11 janar, siç duket për shkak të një gjykimi të ardhshëm me ngarkesat për ndërhyrje kompjuterike, mashtrim kabllor dhe vjedhje të dhënash që mund të sillnin një vendim prej 35 vite heqje lirie.

LEXO EDHE:  12 mite teknologjike që nuk duhet ti besoni

Ngarkesat burojnë nga dyshimet që Swartz vodhi miliona artikuj dhe dokumente shkollore nga baza e të dhënave JSTOR me qëllimin që t’i bëjë ato të qasshme online pa paguar. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>