Lajmet

Anonymous hakon uebfaqen e MIT-së

Publikuar , 11 Janar 2014
0
Anonymous hakon uebfaqen e MIT-së

anonymousAnonymous është kthyer sërish dhe ka shpartalluar faqen e projektit për bashkë-prodhime të MIT-së në përvjetorin e vetëvrasjes së Aaron Swartz.

Në po këtë ditë, një vit më parë, Aaron Swartz, që është bashkë-themelues i Reddit-it, Creative Commons dhe Demand Progress, bëri vetëvrasje në qytetin e Nju Jorkut, ku familja e tij beson që ishte për shkak të MIT-së dhe një prokurorimi të ashpër nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Anonymous shpartalloi faqen si pjesë e një fushate të titulluar Operation Last Resort, që ka të bëjë me shpagimin për vetëvrasjen.

“Ne vendosëm ta sulmojmë MIT-në në 2014-tën në përvjetorin me një gjest të dytë për Aaron Swartz http://cogen.mit.edu/ #TheDayWefightback,” thuhet në një cicërimë nga OpLastResort. Më 14 shkurt është përkujtuar si një ditë proteste “Dita Kur Kundërsulmojmë” për nder të Aaron Swartz për të theksuar dhe tërhequr vëmendje në rolin e luajtur nga aktivisti në fitoren ndaj Aktit për Ndaljen e Privatësisë Online.

Kjo nuk është hera e parë që MIT është hakuar si Anonymous, duke e sulmuar edhe dy herë më herët përpara rastit të fundit. Shembulli i parë ishte vetëm pak orë pasi ishte bërë vetëvrasja nga Swartz vitin e kaluar dhe hakimi i dytë, që ishte një sulm i madh, ishte bërë më 22 janar 2013. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Tjetër përditësim, tjetër problem kritik sigurie në Firefox