Lajmet

Anonymous i shpall “luftë” grupit të hakerave Lizard Squad

Publikuar , 27 Dhjetor 2014
0
Anonymous i shpall “luftë” grupit të hakerave Lizard Squad

anonymous-vs-lizard-squad-650x250Përdoruesit e PlayStation dhe Xbox e patën të pamundur të identifikoheshin në llogaritë e tyre ditën e enjte për shkak të një sulmi ndërmarrë ndaj rrjeteve respektive nga një grup hakerash me emrin “Lizard Squad”. Një pjesë e madhe e lojërave moderne kërkojnë një linjë interneti në mënyrë që të funksionojnë si duhet. Të gjithë ata që blenë një PlayStation ose Xbox për festat e fundvitit nuk mundën ta shijonin që në ditën e parë.

Por në këtë artikull nuk do të flasim për PlayStation dhe Xbox, por për një “luftë” e cila sapo ka filluar në ueb. Grupi i hakerave i njohur mjaft mirë nga të gjithë, Anonymous, i ka shpallur “luftë” përgjegjësve të hakimit të rrjeteve të konsolave të Microsoft dhe Sony. Anonymous në faqen e tyre zyrtare shprehën irritimin e tyre për spekulimet e shpërndara në internet që thonin se Anonymous ishte bashkuar me FBI për të luftuar kundër Lizard Squad. Në një video në YouTube ata mohuan çdo përfshirje apo bashkëpunim me FBI dhe bënë fajtor Lizard Squad për spekulimet.

Bloomberg raportoi se Lizard Squad mund të kishte lidhje të ngushta me grupin koreano- verior Guardians of Peace, që sulmuan Sony për publikimin e komedisë “The Interview”. Historia si duket tashmë ka marrë fund, ndërsa ish themeluesi i Megaupload Kim Dotcom ofroi për grupin Lizard Squad 3000 llogari premium në sitin MegaPrivacy. Në bazë të marrëveshjes, grupi i hakerave ka ndërprerë sulmet DDoS ndaj rrjeteve të Xbox dhe Sony PlayStation. As Sony, dhe as Microsoft nuk kanë fajësuar hakerat për problemin në fjalë dhe thanë se ishin duke investiguar. Grupi Lizard është më parë kishte marrë përgjegjësinë e sulmeve ndaj uebsitit të Vatikanit, uebsitit Battle.net dhe ndaj lojës popullore League of Legends. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Hakerët Kinezë thyejnë sistemet e 10 kompanive globale të telekomunikacionit

Lajmet e fundit>