Blog

Anonymous: Lufta e Tretë Botërore është afër

Publikuar , 11 Maj 2017
0
Grupi famëkeq i hakerave të panjohur tha se antagonizmi mes Koresë së Veriut, Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut mund të eskalojë në një luftë mes superfuqive. Anonymous: Lufta e Tretë Botërore është afër Photo Source: Reuters

Anonymous paralajmëroi botën të përgatiten për Luftën e Tretë Botërore ndërsa tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut po rriten.

Grupi famëkeq i hakerave të panjohur tha se antagonizmi mes Koresë së Veriut, Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut mund të eskalojë në një luftë mes superfuqive.

“Të gjitha shenjat e një lufte të madhe në gadishullin Korean po shfaqen,” shprehu grupi, “dhe çdo vend i botës po bën lëvizjet e tij të fundit strategjike.”

Grupi i cili është pozicionuar haptazi kundër Donald Trump dhe grupeve terroriste, tha se kjo luftë do të jetë ndryshe nga luftërat që jemi mësuar të shohim në Lindjen e Mesme.

Si për çudi këtë herë grupi nuk ndërmori asnjë veprim por ka një bazë të gjerë ndjekësish tek të cilët shpërndan fakte që qeveritë e vendeve nuk e bëjnë.

Armiqësia mes Anonymous dhe Trump nuk është diçka e re. Gjatë zgjedhjeve presidenciale si dhe gjatë inaugurimit ata kërcënuan disa herë presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook do të lançojë një kriptomonedhë në gjysmën e parë të 2019

Tags >

anonymous
Lajmet e fundit>