Lajmet

Anonymous: “Na prisni në 2013-ën”

Publikuar , 03 Janar 2013
0
Anonymous: “Na prisni në 2013-ën”

Grupi i hakerëve Anonymous ka qartësuar që nuk ka plane për t’u larguar gjatë vitit 2013.

Ky grupim bëri një deklaratë gjatë fundjavës që paralajmëroi botën: “Na prisni në 2013-ën”. Së bashku me deklaratën, grupi krijoi një video që paraqet fushatat e veta të kryera gjatë vitit 2012.

Videoja më poshtë paraqet hollësitë e ndaljes së përkohshme të faqeve të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, FBI-së, Universal Music dhe Shoqatës Amerikane për Fotografi Lëvizëse në shenjë proteste për padinë e qeverisë amerikane kundër faqes së popullarizuar për shpërndarje të skedarëve, MegaUpload.

Videoja paraqet po ashtu edhe disa kinorevista të fushatës së Anonymous kundër uebfaqeve të qeverisë siriane për shkak se qeveria dyshohej se kishte bërë ndërprerjen e internetit, së bashku me “luftën kibernetike” kundër qeverisë së Izraelit në shenjë proteste për sulmet e qeverisë në Gaza.

Grupi paraqet po ashtu hakimin e vet të bërë në uebfaqen e Kishës Baptiste Westboro si reagim ndaj planeve të diskutueshme nga kisha për të kunjëzuar funeralet e atyre që u masakruan në shkollën fillore në Newtown, Conn. “Operacionet që janë të listuara në video janë vetëm shembuj, ka shumë më tepër operacione”,- shkroi Anonymous në një deklaratë.

“Disa nga to ende janë duke u zhvilluar, si Operacioni Siria. Ne ende jemi atje.” Me gjithë kërcënimet e grupit, disa besojnë që grupi i hakerëve mund të mos ketë një ndikim të madh në botën virtuale gjatë këtij viti.

Ndërmarrja e sigurisë McAfee Labs lëshoi “Parashikimet për Kërcënimet në vitin 2013” gjatë javës së kaluar dhe paraqiti një rënie të Anonymous.

Ndërmarrja tregoi që çalimi në strukturë dhe organizim, pohime të rreme dhe hakimi vetëm për argëtim kanë prekur reputacionin e grupit. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Zbulohet një mega thyerje sigurie, ekspozohen miliona adresa

Anonymous

Lajmet e fundit>