Lajmet

Anonymous publikon 13.000 fjalëkalime të përdoruesve të uebfaqeve të ndryshme

Publikuar , 28 Dhjetor 2014
0
Anonymous publikon 13.000 fjalëkalime të përdoruesve të uebfaqeve të ndryshme

Ditën e premte, grupi i hakerave i njohur si ‘Anonymous’ publikoi një dokument i cili përmbante 13.000 fjalëkalime. Informacioni i vjedhur i llogarive të përdoruesve u publikua në faqen e internetit Ghostbin.  Gjithsesi ky nuk është sulmi më i madh i fjalëkalimeve që kemi parë. Me miliona të tillë që qarkullojnë nëpër botë, me siguri njëri prej 13.000 të vjedhurve, nuk është juaji. Por e rëndësishme të thuhet është se këto fjalëkalimanonymous-hackere janë përdorur në faqe të ndryshme online, disa prej të cilave janë shumë popullore.

Aaron Sankin zbuloi se shumica e tyre ishin përdorur në faqet e Walmart, Amazon, PlayStation Network, Xbox Live, Twitch.tv, Origin.com, Hulu Plus, Dell dhe ShutterStock. Dokumenti i publikuar përfshinte gjithashtu disa fjalëkalime që përdoreshin në disa faqe pornografike.  Dhe për ti vendosur  ‘qershinë mbi tortë’, grupi i hakerave publikoi gjithashtu një kopje të filmit të shumëpërfolur ‘The Interview’, duke e bërë atë të disponueshëm për tu shkarkuar nga piratët. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Modelet e vjetra të iPhone dhe iPad kanë probleme me GPS

Tags >

anonymous
Lajmet e fundit>