Siguri

Anonymous sulmon ekspertin e sigurisë

Nga: pcworldal
Publikuar , 19 Nëntor 2011
0
Anonymous sulmon ekspertin e sigurisë

Hakerët e Anonymous hyrën në dy llogaritë në Gmail Bacalan, në bisedat e tij dhe në bisedat me zë në Google Voice, pastaj i vendosën të gjitha gjërat në një uebfaqe dhe në The Pirate Bay.

Baclagan ishte një mbikëqyrës i agjentëve specialë në Departamentin e Drejtësisë, i cili kishte specializuar në kiberkrim, dhe emailat e tij përmbanin mijëra raporte nga serveri privat i Shoqatës Ndërkombëtare të Specialistëve të Hetuesisë së Kompjuterëve, nga viti 2005 deri në vitin 2011.

Sipas një komunikate për shtyp, Anonymous lëshoi emailat për të kundërshtuar rolin e ekspertëve të sigurisë së kompjuterëve në shtypje të 99% të popullsisë:

Ju doni të mbani brutalizimin dhe arrestimin në masë të 99% (të popullsisë)? Ne do të duhet që të zotërojmë kutitë tuaja dhe të torrentojmë të gjitha rrëket e letrave tuaj, duke e shpërndarë tërë informacionin tënd personal përgjatë interneteve./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Hulumtuesit gjejnë një problem fundamental me sigurinë e Bluetooth

Lajmet e fundit>