Lajmet

Anonymous sulmon MIT-në pas vetëvrasjes së Aaron Swartz

Publikuar , 14 Janar 2013
0
Anonymous sulmon MIT-në pas vetëvrasjes së Aaron Swartz

Vetëm pak orë pasi Instituti i Teknologjisë së Massachusetts premtoi një hetim për rolin e vet në ngjarjet që çuan në vetëvrasjen e Aaron Swartz, grupi i hakerëve online, Anonymous, sulmoi uebfaqen e kësaj shkolle.

Swartz, që është bashkëthemelues i Reddit-it, i cili ishte ndër të parët që mundësoi qasje të hapur në dokumentet në internet, gjatë ditës së premte bëri vetëvrasje. 26 vjeçari ishte arrestuar në korrikun e vitit 2011 dhe ishte akuzuar për vjedhjen e 4 milionë dokumenteve nga MIT dhe Jstor, që është një arkiv i gazetave shkencore dhe letrave akademike. Ai do të përballej me 4 milionë dollarë gjobë dhe me një pretencë të mundshme prej 50 vitesh burg.

Kryetari i MIT-së, Rafael Reif, paraqiti një deklaratë duke premtuar një: “analizë të plotë të përfshirjes së MIT-së nga koha që ne së pari morëm veprimtari të pazakontë në rrjetin tonë në vjeshtën e 2010-ës deri tani,” Anonymous sulmoi të paktën dy uebfaqe të MIT-së. Për dallim nga herët e tjera, porosia e postuar në uebfaqe ishte një thirrje për reformë në shenjë kujtimi për aktivistin e internetit. Pasi e quajti ndjekjen e Swartzit “një dështim të panatyrshëm të drejtësisë” dhe “një hije të shtrembëruar dhe të çoroditur të drejtësisë për të cilën Aaron vdiq”, Anonymous listoi qëllimet nën seksionin e rezervuar me etiketën “Dëshirat tona”:

1. Ne thërrasim që kjo tragjedi që të jetë një bazë për referoma të ligjeve për krime kompjuterike dhe prokurorët fanatikë që i përdorin ato.

2. Ne thërrasim që kjo tragjedi të jetë një bazë për reforma për ligjin për të drejtat e autorit dhe pronën intelektuale, duke e kthyer atë në principet e duhura të të mirës së përbashkët për shumë, në vend të fitimit privat për disa.

LEXO EDHE:  Financat e Facebook nuk pyesin për skandale

3. Ne thërrasim që kjo tragjedi të jetë një bazë për njohje më të madhe të shtypjes dhe padrejtësive të grumbulluara gjatë ditës nga persona dhe institucione të caktuara të autoriteteve ndaj çdokujt që guxon të ngrihet dhe të numërohet për besimet e tyre dhe për solidaritet më të madh dhe ndihmë të përbashkët si reagim.

Anonymous: “Na prisni në 2013-ën”

4. Ne thërrasim që kjo tragjedi të jetë një bazë për një përkushtim të ri dhe të patundur për një internet të lirë dhe të çliruar, të kursyer nga censura me barazi për qasje dhe privilegj për të gjithë.

Vetëvritet bashkëthemeluesi i Reddit Aaron Swartz

Kritikët e prokurorëve thonë që zyrtarët kishin vepruar padrejtësisht duke u përpjekur që të bëjnë një shembull nga Swartzi. “Vdekja e Aaron nuk është thjesht një tragjedi personale”- tha familja e Swartzit në një komunikatë. “Ajo është produkt i një sistemi për drejtësi kriminale plot me frikësim dhe mashtrime prokuroriale. Vendimet e marra nga zyrtarët në zyrën e Përfaqësuesit Ligjor të SHBA-së në Massachusetts dhe në MIT kontribuuan në vdekjen e tij.” (PC World Albanian)MIT-Anonymous

Lajmet e fundit>