Vëzhgim

Anonymous thotë që ka vjedhur të dhëna të fshehta

Publikuar , 25 Dhjetor 2011
0
Anonymous thotë që ka vjedhur të dhëna të fshehta

Një haker i dyshuar tha që qëllimi ishte të bëhej përdorimi i të dhënave të kartelave të kreditit për të vjedhur miliona dollarë dhe t’i japin si dhurata për Kërshëndella dhe fotografitë e postuara online duket të tregojnë faturat.

Anëtarët e lëvizjes së hakerëve, e njeohur si “Anonymous” postoi një link në Twitter për atë që ata e quajnë si listë e besueshme e klientëve. Në mesin e listës janë: Ushtria Amerikane, Forca Ushtarake amerikane dhe Departamenti Policor i Majamit.

E tërë lista, të cilën Anonymous e quante si një pjesë të vogël të vlerave prej 200 gigabyte-ëve të vjedhura, duke përfshirë banka, agjenci që kontribuojnë në zbatimin e ligjit, kontraktuesit e mbrojtjes dhe ndërmarrjet e teknologjisë si Apple dhe Microsoft.

“Më jo aq private dhe e fshehtë ?” përqeshi grupi në një porosi në rrjetin Twitter.

Toger, kolonel John Dorrian, tha që “për arsye të dukshme” Forca Ajrore nuk bisedon për dobësit e veçanta, kërcënimet ose përgjigjet ndaj tyre.

“Forca Ajrore do të vazhdojë të vëzhgojë gjendjen dhe, si gjithmonë, të ndërmarrë veprimin e duhur si të nevojshëm për të mbrojtur rrjetet dhe informacionin e Forcës Ajrore,” tha ai në një email.

Zëdhënësi nga Departamenti Policor i Majamit, Freddie Cruz Junior, tha që ai nuk mund të pranonet që agjencia ishte pjesë e stratfor dhe ai tha që ai nuk kishte marrë ndonjë informacionrreth ndonjë shkeljeje të sigurisë që përfshin departamentin policor.

Anonymous tha që ishte në gjendje të marrë hollësit e kartelave të kreditit sepse Stratfor nuk e ka bërë enkriptimin e tyre./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Galaxy S10, 5G, ekrane me palosje: Ja sesi Samsung do të rikthejë besimin tek smartfonët

Lajmet e fundit>