Lajmet

Anonymous thotë se TikTok është krijuar nga qeveria Kineze për të përgjuar

Nga: PCWorld
Publikuar , 02 Korrik 2020
0
“Fshini TikTok tani,” shkruante në Twitter Anonymous. “Nëse njihni dikë që e përdor, tregoni se është një mjet masiv përgjimi nga qeveria Kineze.” Anonymous thotë se TikTok është krijuar nga qeveria Kineze për të përgjuar

TikTok, gjiganti Kinez i videove, u bë viral gjatë pandemisë. Por platforma është vënë së fundi nën presion me akuza që censurës dhe keqmenaxhimit të dhënave.

Një version eksperimental i aplikacionit u kap duke aksesuar në heshtje informacioneve të përdoruesve në iOS 14.

Në Indi aplikacioni është ndaluar të përdoret së bashku me 58 aplikacione të tjera Kineze ndërsa edhe vende të tjera si SHBA kanë protestuar.

Një prej grupeve që së fundi ka ngritur zërin kundër TikTok është ai i hakëreve Anonymous. Llogaritë në rrjetin social Twitter të grupit kanë nisur një fushatë agresive kundër tij dhe ditët e fundit është rritur në popullaritet.

“Fshini TikTok tani,” shkruante në Twitter Anonymous. “Nëse njihni dikë që e përdor, tregoni se është një mjet masiv përgjimi nga qeveria Kineze.”

Një postim në Reddit tregon sesi një inxhinier kishte arritur të gjente probleme sigurie dhe privatësie në aplikacion. Por nuk ka pasur konfirmim të këtyre gjetjeve.

Anonymous shkon aq larg saqë të thotë se është aplikacion i krijuar nga qeveria Kineze për të përgjuar njerëzit dhe se ato nuk kishin një llogari në të. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Instagram lançon versionin e vet të TikTok