Lajmet

Antivirusët shumë popullor kanë një problem kritik sigurie

Nga: PCWorld
Publikuar , 06 Maj 2022
Pas zbulimit të tyre më 20 Dhjetor 2021, Avast adresoi problemet më 8 Shkurt 2022 në versionin 22.1. Antivirusët shumë popullor kanë një problem kritik sigurie

Dy probleme sigurie të nivelit të lartë të cilat kanë qëndruar të fshehura për vite të tëra, janë zbuluar në një driver që është pjesë e antiviruseve Avast dhe AVG.

Me emrat e koduar CVE-2022-26522 dhe CVE-2022-26523, problemet e sigurisë qëndrojnë në driverat kundër rootkit-ëve të AVG dhe Avast të cilët janë lançuar me versionin 12.1 të Avast në Qershor të 2016-ës.

Pas zbulimit të tyre më 20 Dhjetor 2021, Avast adresoi problemet më 8 Shkurt 2022 në versionin 22.1.

Edhe pse nuk ka prova se këto probleme sigurie mund të jenë shfryëtzar në sulme, identifikimi i tyre vjen pak ditë pasi Trend Micro zbuloi një sulm me ransomware që ishte i mundur falë një problemi sigurie në të njëjtin driver. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Twitch pre e një sulmi masiv kibernetik

Tags >

AvastAVG