Lajmet

Antivirusi shumë popullor ofron për përdoruesit gërmimin e kriptomonedhës Ethereum

Nga: PCWorld
Publikuar , 03 Qershor 2021
Gjatë procesit të gërmimit të kriptomonedhave, hardueri i një kompjuteri realizon përllogaritje komplekse në këmbim të një shpërblimi. Antivirusi shumë popullor ofron për përdoruesit gërmimin e kriptomonedhës Ethereum

Një lëvizje surprizë ishte ajo e ditës së sotme nga një prej krijuesve më të shquar të antivirusëve siç është Norton.

Konsumatorët e Norton 360 do të kenë akses në një funksion për gërmimin e kriptomonedhës Ethereum në javët në vijim tha kompania.

Gjatë procesit të gërmimit të kriptomonedhave, hardueri i një kompjuteri realizon përllogaritje komplekse në këmbim të një shpërblimi.

Nuk dihet ende çfarë fshihet pas këtij modeli biznesi dhe çfarë fiton Norton nga e gjitha kjo. Kompania e përshkruante idenë si të sigurtë dhe një mënyrë e lehtë për të fituar akses në gërmimin e kriptomonedhave.

“Prej vitesh shumë gërmues kanë ndërmarrë rreziqe në kërkim të kriptomonedhave e madje çaktivizuar sigurinë e tyre për të gërmuar kriptomonedha,” shkruante Norton.

Deri diku është e vërtetë sepse softuerët e sigurisë identifikonin programet e gërmimit si të rrezikshme dhe nevojitet ç’aktivizimi i antivirusit.

Nëse Norton vazhdon me këtë ide mund ta përdorë si mundësi për të gjeneruar të ardhura nga miliona kompjuterë përdoruesish. Kompania tha për CNN se planifikonte të shtonte edhe kriptomonedha të tjera përveç Ethereum. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Vlera totale e kriptomonedhave në qarkullim kalon 1 trilionë dollarët