Biznes

Anulohet marrëveshja për blerjen e prodhuesit të dytë më madh në botë të kompjuterëve

Nga: PCWorld
Publikuar , 01 Prill 2020
0
Kompania e cila vlerësohet shumë më pak sesa HP, u tërhoq ditën e Marte nga blerja dhe anuloi ofertën 34 miliardë dollarëshe. Anulohet marrëveshja për blerjen e prodhuesit të dytë më madh në botë të kompjuterëve

Xerox është tërhequr nga blerja e HP për shkak të krizës globale që bota po kalon me COVID-19.

Kompania e cila vlerësohet shumë më pak sesa HP, u tërhoq ditën e Marte nga blerja dhe anuloi ofertën 34 miliardë dollarëshe.

HP ka refuzuar disa herë ofertat e Xerox dhe më e fundit ishte 24 dollarë për aksion. Përhapja e koronavirusit ka krijuar paqartësi në mbarë tregjet botërore çka bëri që Xerox të tërhiqej nga transaksioni.

Nga ana tjetër prodhuesi Amerikan i kompjuterëve HP po përgatitet të shkurtojë mes 7 mijë deri në 9 mijë vende pune deri në fund të 2022 për të kursyer 1 miliardë dollarë në vit.

HP është prodhuesi i dytë më i madh në botë i kompjuterëve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Tregu i kompjuterëve u rrit për herë të parë që prej 8 vitesh në 2019

Tags >

HPXerox