Lajmet

Apache OpenOffice shënon 100 milionë shkarkime në me pak se 2 vjet

Publikuar , 18 Prill 2014
0
Apache OpenOffice shënon 100 milionë shkarkime në me pak se 2 vjet

apache-openofficeMicrosoft Office mund të jetë suita e preferuar e produktivitetit në botën e biznesit, por mesa duket ka ende vend për konkurrentët: gjatë ditës së enjte, Apache Software Foundation lajmëroi se suita e vet Apache OpenOffice është shkarkuar 100 milionë herë. OpenOffice ofron programe përpunimi teksti, fletësh elektronike, prezantimesh, grafikësh, baza të dhënash etj. Ka mbi 750 funksionalitete shtesë të disponueshme dhe mbi 2800 templates për suitën.

Apache OpenOffice rilindi nga OpenOffice.org. Oracle dhuroi kodin dhe emrin e OpenOffice.org tek Apache Incubator në vitin 2011 dhe OpenOffice u shndërrua në një projekt të rëndësishëm për kompaninë gjatë vitit 2012. “Jam shumë i lumtur që kemi arritur këtë gur kilometrik në më pak se dy vite,” u shpreh Andrea Pescetti, zv. President i Apache OpenOffice në një postim në blog.

“Kjo është dëshmi e komunitetit tonë me vullnetarë si dhe qindra individëve të talentuar që e bëjnë Apache OpenOffice ajo që është sot, ata që shkruajnë kodin, që testojnë gabimet, që përkthejnë ndërfaqen e përdoruesit, që shkruajnë dokumentacionin, që u përgjigjen pyetjeve të përdoruesve dhe ata që menaxhojnë serverët tanë.”

Në analizën e bërë nga PCWorld gjatë shtatorit të vitit të kaluar, për versionin OpenOffice 4.0, rezultoi se suita kishte disa probleme krahasuar me Microsoft Office, megjithatë, askush nuk mund të mohojë rëndësinë e saj sidomos duke u nisur nga çmimi që ka. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  OnePlus do të jetë kompania e parë që sjell një telefon 5G

Lajmet e fundit>