Harduer

Aparat shitës në “versionin 2.0” shfaqet në Japoni

Publikuar , 20 Dhjetor 2011
0
Aparat shitës në “versionin 2.0” shfaqet në Japoni

I zhvilluar nga kompanitë teknologjike Sanden dhe Okaya (dhe Intel), ky aparat shitës (vending machine 2.0), veçohet me një ekran të tejdukshëm 65 inç me rezoulcion Full HD, që është veçoria më e madhe shitëse e kësaj pajisjeje.  

Kur nuk ka konsumatorë potencial përreth, ekrani shfaq një orë digjitale dhe animacione të ndryshme për të tërhequr njerëz. Në momentin që një person që qëndron para makinës, një sistem I njohjes së fytyrës përcakton gjininë dhe moshën përkatëse dhe shërben reklama të personalizuara.

Prodhuesi Sanden thekson se ekrani i pajisjes mund të prodhojë tekst, fotografi apo animacione në kualitet HD. Kompania komandon 30% të tregut botëror për aparate të këtilla shitëse dhe gjithashtu është shumë active në SHBA, që nënkupton se ka gjasa që një koncept i këtillë të shfaqet shumë shpejt edhe atje. 

Video e ofruar nga Diginfo TV tregon më shumë detaje në lidhje me atë sesi funksionon aparati./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Analisti i shquar i Apple parashikon sukses të paprecedent për Galaxy S10

Lajmet e fundit>