Analiza

Aparati i duhur për fotografin fillestar: Nikon D5000

Publikuar , 24 Nëntor 2010
0
Aparati i duhur për fotografin fillestar: Nikon D5000

Në rrugën e tyre që përcjellin për të qenë pajisje e të gjitha aspekteve të përdorimit, pajisjet mobile kanë marshuar më thellë në territorin e aparateve të tipit drejto-dhe-fotografo. Kjo ndoshta është edhe arsyeja pse aparatet e xhepit po bëhen çdo ditë e më shumë pajisje më të rralla në mesin onë.

Megjithatë mendoni se kualiteti i imazhit të celularit tuaj nuk është ai që po kërkoni, një aparat DSLR (Digital Single Lens Relfex) do të bëjë fotografi të niveleve të avancuara, por keni parasysh se xhepi nuk do ta zë!

Ajo që ju duhet është: Nikon D5000

Duke pasur parasysh këtë, festat e këtij fund viti premtojnë opsione më të mira të zgjedhjes së aparateve DSLR, ndërsa PCWorld Albanian veçon këtu aparatin Nikon D5000. Ai është një pajisje e rrallë që përmban një ton performancë dhe në anën tjetër ka një çmim jashtëzakonisht konkurrues.

Nikon D5000Me 12.3 megapiksel, D5000 është në gjendje të sjellë rezolucione jashtëzakonisht më të fuqishme sesa që do t’i duheshin cilido fotograf joprofesional. Përveç kësaj, thjerrëza e lidhur 18-55 mm ka një stabilizues të integruar të imazheve dhe është vërtetë një thjerrë fillestare shumë e mirë për këto që sapo futet në fotografimin DSLR.

D5000 veçohet me një modus të veçantë automatik që do t’ju mundësojë të prodhimtari DSLR. Gjersa ju përfitoni përvojë me pajisjen, ju do t’i gjeni opsionet manuale që do t’ju mundësojnë të përmirësoni edhe më tej imazhet në nivele profesionale. Për shembull ISO apo niveli i bardhësisë janë elemente që përshtatet në forma të ndryshme me lehtësi.

Ai gjithashtu ka edhe një sërë veçorish tjera që e bëjnë të dallueshëm në kategorinë e tij.  D5000 është në gjendje të bëjë edhe video HDSLR në format 720p. Sigurisht kërkon një tripod për ta bërë këtë, por kur e bëni si duhet rezultati do të jetë mahnitës. Ekrani LCD që lëviz është gjithashtu një shtojcë shumë e dobishme, sidomos kur incizoni video, pasi që lejon pamje të pastra nga kënde të ndryshme.

Përfundimi

Nikon D5000Në thelb, e vetmja veçori që qon peshë tek D5000 është kualiteti i imazheve që sjellë. Dhe në këtë kategori, është i pakrahasueshëm me çfarëdo produkti tjetër që është testuar.

LEXO EDHE:  5G ende nuk ka mbërritur dhe njerëzit kanë filluar të flasin për 6G

Është me rëndësi të konsiderohet se të gjitha aparatet DSLR janë esencialisht sisteme me thjerra. Gjersa ju zhvilloheni si fotograf, ju do të avanconi aparatin tuaj me thjerra të reja dhe kur avanconi përtej kufijve aftësitë tuaja në D5000, këto thjerra do të mund të barten tek Nikon-i juaj i radhës.

Ajo që mund të thuhet në fund, është se nëse ndiheni se pajisja juaj mobile nuk po kryen punë si duhet për fotografimet në raste të caktuara, dhe dëshironi të bëni fotografi që duken të shkëlqyera, atëherë DSLR është rruga juaj. Me një çmim prej rreth 490 euro, në të cilin përfshihet edhe thjerra, PCWorld Albanian renditet përkrahë mediumeve tjera që ju sugjeron që të vendosni këtë produkt në listën tuaj të pajisjeve elektronike. (Analizë e përgatitur nga PCWorld Albanian – shikoni galerinë tonë për më shumë pamje të pajisjes )

Lajmet e fundit>