Blog

Apex Legends, 50 milion lojtarë në një muaj

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 04 Mars 2019
0
Fortnite që numëron 200 milion lojtarë ju desh më shumë kohë të arrinte suksesin e Apex në aq pak ditë. Numri i përdoruesve të Apex vjen vetëm nga tre platform: PS4, Xbox One dhe Windows PC. Apex Legends, 50 milion lojtarë në një muaj

Apex Legends nuk po rritet me ritmin e javës së kaluar por ende po korr sukses të paprecedent. Respawn dhe EA kofirmuan se loja “battle royale” ka mbi 50 milion lojtarë në mbarë botën, vetë një muaj nga debutimi surprizë.

Në javën e parë të debutimit për një moment loja kishte 2 milion lojtarë duke luajtur në të njëjtën kohë.

Por loja nuk është se ka kaluar pa problemet e veta. Suksesi i parë nuk do të thotë se kështu ka për të vazhduar më tutje. Respawn duhet të përgatisë sezonin e ri dhe të prezantojë më shumë përmbajtje sesa thjeshtë kozmetikë dhe armë.

Fortnite që numëron 200 milion lojtarë ju desh më shumë kohë të arrinte suksesin e Apex në aq pak ditë. Numri i përdoruesve të Apex Legends vjen vetëm nga tre platforma: PS4, Xbox One dhe Windows PC.

Pyetja është nëse Respawn do të arrijë të ruajë momentin dhe presioni mbi kompaninë po rritet. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Autoritetet Japoneze paralajmërojnë bursat e monedhave kriptografike

Lajmet e fundit>