Harduer

Apitek PenCAM Trio HD – kamera të vogla xhepi me ekran OLED

Publikuar , 07 Shtator 2009
0
Apitek PenCAM Trio HD – kamera të vogla xhepi me ekran OLED

PenCAM HD është një kamerë shumë e vogël dhe ka dimensione prej vetëm 130 x 35 x 19 mm. PenCAM HD është në gjendje të incizojë video në rezolucion HD në 1280×720 piksela. Rata e frames është 30 sosh për sekondë. Falë kësaj teknologjie incizimi në 720p30, ju gjithashtu mund të bëni edhe fotografime statike përmes sensorit 5 megapikselësh.

Kjo pajisje ka  4GB memorie të integruar dhe në kthim kjo i bie përafërsisht 100 minuta hapësirë për video material të incizuar. Ekrani 1.1 inç OLED ju shërben për të shikuar videot që keni incizuar dhe gjithashtu për të naviguar në opsionet për të ngarkuar drejtpërsëdrejti videot në YouTube.

Përmes portit HDMI ju mund të shikoni pamjet në ekrane më të mëdha HDTV. Apitek PenCAM Trio HD ofrohet në pesë ngjyra të ndryshme: të hirtë, pembe, kaltër, të zezë dhe të kuqe. 

Duke pasur parasysh emrin e markës nuk mund të pritet për një çmim shumë të lartë, ndërsa detajet për paraqitje në treg nuk janë bërë të ditura.

LEXO EDHE:  Samsung prezanton memorien e re RAM për 5G dhe inteligjencën artificiale

Lajmet e fundit>