Lajmet

Aplikacion pa pagesë për të organizuar kohën në ndërmarrje

Publikuar , 30 Janar 2013
0
Aplikacion pa pagesë për të organizuar kohën në ndërmarrje

WeWorked.com ofron softuer pa pagesë “timesheet”, që është aplikacion mjaft i mirë për të përcjellë kohën, që mund të jetë mjaft në dobi për përkthyesit e pavarur dhe bizneset e vogla.

Krijoni një llogari, pastaj shtoni përdoruesit nëse dëshironi. Organizoni kohën tuaj në ndërmarrje (klientë) dhe projekte. Shokët e juaj mund të paraqesin karta me kohë për aprovimin tuaj, duke iu mundësuar që të shihni se kush dhe kur punoi dhe në cilat projekte, për cilat ndërmarrje.

Nëse jeni duke kërkuar për një zgjidhje pa pagesë online për menaxhim të këtillë, ky aplikacion ia vlen të përdoret. Është platformë e bazuar në ueb, kështu që ju dhe skuadra juaj mund ta përdorni atë pa marrë parasysh platformën – Windows, Mac, Android, iOS, Linux… s’ka rëndësi.

Ju mund të vendosni rikujtues automatikë, duke përkrahur anëtarët e skuadrës suaj që të paraqesin “timesheet”. Ju mund të shoqëroni detyra për skuadrën tuaj. Ju mund të merrni raporte që tregojnë në hollësi se kush punoi për këtë dhe kur.

Ndërfaqja është e pastër, duke nënkuptuar që nuk ka gjasë që dikush të hutohet në të. Shumë hapësirë e bardhë, pa reklama – të paktën për momentin.

Nuk ka ndonjë plan të qartë për monetizim të cekur nga ndërmarrja në faqe, kështu që gjërat ka gjasë që do të ndryshojnë. Ju mund të eksportoni të dhënat tuaja tek një skedar jo i kufizuar, duke nënkuptuar kështu që ju kurrë nuk do të bllokoheni që ta përdorni WeWorked nëse nuk dëshironi ta bëni. Nuk ka arsye që të paktën të provohet.

Veçoritë:

Një vegël e bazuar në ueb për karta kohore.

LEXO EDHE:  Samsung vë në tallje iPhone 11 duke e krahasuar me Note 10

Mbështet deri 25 përdorues për llogari.

Regjistron projektet e juaja dhe të skuadrës suaj në të cilën punoni, për cilët klientë.

Mund të eksportojë të dhënat e juaja kështu që ju kurrë nuk do të mbylleni. (PC World Albanian)

home_mainimage_timesheet

Lajmet e fundit>