Ja se si

Aplikacione të dobishme për Linux

Publikuar , 21 Korrik 2010
0
Aplikacione të dobishme për Linux

Ubuntu është ajo që përdorin shumica e atyre që pëlqejnë të mësojnë për Linux dhe në përgjithësi është më i popullarizuari dhe më i përditësuari. Dhe shumë prej këtyre aplikacioneve mund të shkarkohen dhe instalohen edhe në sisteme tjera Linux.

GNOME-Do: Nëse jeni të njohur me Quicksilver, ju do ta kuptoni se çfarë e bënë GNOME-Do kaq të dobishëm dhe të mirë. Ai bënë shumë më shumë sesa të lansojë objekte. Ai arrin i paketuar me një bashkësi të shtojcave që mund t ë lansojnë biseda, të ngarkojnë apo hapin Google Docs, të shkurtojnë një URL apo të dërgojnë një cicërimë, e shumëçka tjetër.

OpenOffice.org apo GNOME Office Suite: Shumë nuk pëqlejnë versionin alternativ me kod të hapur të Sun Microsystems ndaj Microsoft Office, për shkak të punës së tij të ngadalshme, mbingarkimit të shirtit të veglave, veçorive të pakta, etj. Por për në fund të fundit, OpenOffice është pa pagesë dhe kryen punën si duhet në shumicën e rasteve. Nëse dëshironi një alternativë më të shpejtë dhe më të thjeshtë për hapje të skedarëve dhe për kryrje të shpejtë të punës, oferta quhet GNOME suite (AbiWord, Gnumeric, etj), të cilat do t’ju përshtaten. Apo mund të përdorni edhe Google Docs apo Zoho.

gedit: Është i ndërtuar në pothuajse cilindo OS Linux që punon mbi GNOME, dhe në disa që nuk punojnë mbi të. Ai është kompakt por ka shumë veçori që e bëjnë unik këtë tekst editor, një që është i mirë për shkruarjen e shpejtë të shënimeve, editimin e skedarëve të sistemit, shkrimin e kodit jashtë një ambienti zhvillues apo për editimin e tekstit të thjeshtë.

Firefox/Chrome: Firefox është shfletuesi i zakonshëm i Linux dhe sipas të gjitha gjasave është më i testuari dhe më stabili tek platformat Ubuntu dhe të tjerat. Por sikurse në Mac, Chrome është duke u rritur shpejtë, dhe po ofron eksperienca shumë të shpejta edhe në Linux. Kështu që cilido prej këtyre versioneve do të kryej punë si duhet në sistemin tuaj me kod të hapur.

LEXO EDHE:  Ja sesi të publikoni në Instagram nga një kompjuter Windows dhe Mac

Thunderbird: Shumica e përdoruesve të ditëve të sotme pëdorin email me bazë në ueb, dhe Evolution mund të jetë i integruar thellë në GNOME, por është vëshitrë të tejkalohet një email klient për desktop si Thunderbird. Ai ka një numër të madh veçorive që ju mbulojnë çfarëdo mënyre që përdorni p[r menaxhim të qarkullimit të postës elektronike.

Pidgin: Ubuntu ka zgjedhur Empathy si një program mesazhues të zakonshëm dhe gjersa është një aplikacion me dizajn të bukur dhe intrigues, ai nuk është as afër programit të përshtatshëm dhe të gdhendur mirë si Pidgin. Pidgin ju ofron kontroll të plotë mbi llogari të shumta për chat dhe mund të përdoret edhe me Windows apo Linux PC të shumtë, dhe gjithashtu integrohet në menynë e re të Ubuntu-së, “Me”.

Skype: Ka shumë mënyra të ndryshme për të bërë video chat në ditët e sotme, por Skype është më i popullarizuari dhe përkrahet nga shumë platforma. Ai është gjithashtu pa pagesë dhe punën për mrekulli dhe sipas të gjitha gjasave shumë miq tuaj mund ta kenë të instaluar në sistemin e tyre, kështu që ia vlen ta keni në kompjtuerin tuaj.

Transmission: Klienti i zakonshëm BitTorrent për Ubuntu dhe për një arsye të mirë. Nuk është aq shumë i pasur me veçori sikurse për versionin në Mac, por është shumë i lehtë dhe i shpejtë dhe përveç kësaj ka shumë veçori të zakonshme si përcjellje automatike të portit, kufizim të shpejtësisë, orar dhe ueb UI të përshtatshëm.

VLC: Media Player VLC ishte votuar si media playeri më i mirë nga shumë faqe të botës dhe arsyet ishin të forta për të: Jo vetëm që lëshon pothuajse çdo skedar që ja gjuani por gjithashtu mund të kopjojë DVD, të transmetojë media tek kompjuterë tjerë dhe madje të lëshojë edhe video nga YouTube. Është një aplikacion për këdo që shikon video në kompjuterin e tyre.

LEXO EDHE:  Ja sesi të aktivizoni "Dark Mode" në Google Chrome

GIMP: Ubuntu së fundi ka larguar nga instalimet e saja të integraura edituesin e imazheve GIMP, për shkak të madhësisë dhe kompleksitetit të tij. Ata vendosën që editimet më të thjeshta të imazheve mund të bëhen me F-Spot, por kjo realisht nuk doli ashtu si e paramenduan. GIMP mund të ketë një numër të dendur të opsioneve, por është shumë më ideal për editim, prerje, vendosje të hijezimeve dhe shumëçka tjetër. GIMP pranon përditësimet kohë pas kohe dhe padyshim që do të jeni të lumtur ta keni aty kur keni nevojë për të.

Rhythmbox: Lexuesit e muzikës janë një gjë shumë personale, për këtë arsye ka shumë të tillë. Përdoruesit e Linux kanë shumë, duke përfshirë Banshee, Exaile apo Songbird, por kur bëhet fjalë për ngarkim, sinkronizim dhe lëshim të muzikës, dhe përshtatshmëri të mirë me desktop GNOME/Ubuntu, Rhythmbox është lexuesi i përkryer. Ka funksionalitet të avancuar dhe një dyqan për muzikë shumë mirë të integraur që në mënyrë automatike sinkronizon blerjet tuaja për një shërbim Ubuntu Cloud pa pagesë. Sikurse iTunes për Mac, nuk është një produkt i përkryer por punon mirë për shumicën e përdoruesve.

Dropbox: Nëse keni më shumë se një kompjuter (apo tentoni të shfrytëzoni kompjuter të ndryshëm), Dropbox është diçka që duhet të keni. Ai shton një follder Dropbox në follderin e përdoruesve, i cili më pas do të sinkronizohet në mënyrë konstante tek serverët e Dropbox. Në këtë mënyrë, çfarëdo skedarë që shtoni në këtë follder do të sinkronizohen me follderin Dropbox në kompjuterët tjerë, si dhe mund të qasen nga uebi nga kudo. Tani edhe celularët e mençur kanë klient dropbox dhe përmes tij mund të shkarkoni skedarë, kështu që ky është një program i dobishëm për pothuajse të gjithë që kanë nevojë për qasje në skedarë.

LEXO EDHE:  30 shkurtesa për një shfletim më të shpejtë në Google Chrome

Conky: Është një monitorues i sistemit për kompjuterin tuaj, dhe vendos statistikat nga CPU-ja, memoria dhe rrjeti në desktopin tuaj. Madje përmes tij mund të shtoni edhe përditësimet e motit dhe të kontrolloni postën.

Wine: Pavarësisht tentimeve tuaja, ka gjasa që ju të keni nevojë për aplikacione nga Windows. Një prej mënyrave më të mira për ta bërë këtë në Linux është Wine, që është një shtresë e përshtatshmërisë që ofron përkrahje për një numër të aplikacioneve të Windows. Wine është unik për shkak se ju mundëson të lëshoni këto aplikacione në dritare të zakonshme sikurse të ishin ato aplikacione të Linux, megjithatë jo të gjitha programet punojnë me Wine.

VirtualBox: Nëse Wine nuk mund të lëshojë një Windows program tuajin atëherë ju duhet softuer pa pagesë për virtualizim. VirtualBox është një ambient i plotë Windows dhe përkrahë pothuajse çdo program nga Windows , por si i tillë ngadalëson sistemin tuaj, megjithatë kryen punë.

Lajmet e fundit>