Ja se si

Aplikacionet Android funksionojnë ngadalë? Ja çfarë duhet të bëni

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 23 Mars 2019
0
Duke i pastruar depot – cache – ku aplikacionet ruajnë të dhëna të përkohshme, mund të rezultojë proces po aq efektiv sa edhe një restim i telefonit në rritjen e performancës së tij. Aplikacionet Android funksionojnë ngadalë? Ja çfarë duhet të bëni

Telefonët Android janë të mrekullueshëm por nuk janë imun ndaj kohës. Ndërsa gërvishtjet dhe dëmtimet fizike mund të parandalohen me këllëfë apo duke i mbajtur me kudjes, është më e vështirë të parandaloni ngadalësimin e sistemit i cili dëmton dukshëm eksperiencën e përdoruesit.

Vjen një ditë që telefoni juaj nuk ju duket aq i shpejtë se ç’ishte në fillim. Kur kjo ndodh, ju duhet më shumë të gjeni një zgjidhje, një proces acarues ku çdo tentativë duket sikur nuk funksionon.

Pasi mbyllni disa aplikacione në sfond apo aktivizoni e çaktivizoni disa funksione, e gjitha që ju ngelet është të provoni një resetim të telefonit.

Megjithatë ka ngelur edhe diçka tjetër që duhet të bëni dhe ajo është të pastroni depot e aplikacioneve.

Duke i pastruar depot – cache – ku aplikacionet ruajnë të dhëna të përkohshme, mund të rezultojë proces po aq efektiv sa edhe një resetim i telefonit në rritjen e performancës së tij.

Gjithashtu ky proces nuk rrezikon të dhënat personale, konfigurimet tuaja e as aplikacionet e instaluara. Natyrisht disa të dhëna si informacione kyçjeje do të humbasin.

Është e mundur që me kalimin e kohës të dhënat e ruajtura në depot e aplikacioneve mund të korruptohen duke shkaktuar probleme në performancë, dështim të aplikacioni, ndërfaqe të ngadaltë që zakonisht kërkojnë një resetim. Nëse telefoni apo pajisja juaj shfaq këto simptoma, pastrimi i depove të aplikacioneve është ajo që duhet të bëni për tu rikthyer tek performanca normale.

Ja sesi të fshini depot e aplikacioneve në Android

Siç e përmendëm më lart të fshish depot e aplikacioneve nuk do të preken të dhënat personale e as konfigurimi i sistemit e as të çinstalohen aplikacione.

LEXO EDHE:  Del në shitje telefoni i shumëpërfolur blockchain i HTC i quajtur Exodus 1

Por mund të humbisni kredencialet, lojërat e luajtura dhe të dhëna të tjera të përkohshme. Nëse dëshironi të ruani këto të dhëna duhet të bëni një “back-up” sistemi.

Gjithashtu nëse keni tentuar pastrimin e depos së aplikacioneve por nuk ka zgjidhur problemin, atëherë duhet të bëni një reset të plotë.

Android 9 Pie

Një prej mënyrave më të thjeshta është të përdorni aplikacionin e Google të quajtur Files by Google. Mund tu duket zgjidhje e çuditshme por është mënyra më e thjeshtë për ta bërë.

  1. Shkarkoni Files by Google nga dyqani i aplikacioneve. Siguroni ti garantoni leje aplikacionit për të aksesuar memorien dhe përdorimin e aplikacioneve gjatë instalimit
  2. Hapni aplikacionin. Automatikisht do tu informojë për të dhënash e përkohshme, aplikacionet e panevojshme dhe të dhënat që zënë hapësira dhe që fshihen pa shkaktuar probleme.
  3. Fshijini të dhënat dhe aplikacionet e tepërta dhe panevojshme dhe shpresojmë të keni gjetur zgjidhje.

Fshijini individualisht depot e aplikacioneve në Android 9 Pie

Këtë procedurë mund ta aplikoni nga Cilësimet te Sistemit në vend të aplikacionit Files by Google përmendur më lartë.

  1. Hapni Settings
  2. Shkoni në Apps & Notifications > See all
  3. Shkruani emrin e aplikacionit dhe shtypni më pas “Data Usage”
  4. Shtypni “Clear Cache”
  5. Përsëritni procedurën për të gjitha aplikacionet

Versionet më të vjetra të Android

  1. Fikni telefonin
  2. Shtyni dhe mbani të shtypur butonët e ndezjes dhe zbritjes së volumit derisa pajisja të hyjë në modalitetin e rikuperimit (Recovery Mode.)
  3. Zgjidhni gjuhën e preferuar
  4. Selektoni “Wipe Data and Cache” dhe më pas “Wipe Cache
  5. Klikoni “Yes” për ta konfirmuar
  6. Pas procesit të fshirjes së depos rindizni telefonin /PCWorld Albanian
LEXO EDHE:  Fortnite fillimisht do të funksionojë vetëm për Galaxy Note 9 dhe Galaxy Tab S4

Tags >

android
Lajmet e fundit>