Lajmet

Aplikacionet Android mbërrijnë në Windows 11

Nga: PCWorld
Publikuar , 20 Tetor 2021
Përdoruesit mund të përdorin disa aplikacione njëherazi, të kontrollojnë njoftimet apo të aksesojnë funksionalitetet e aksesibilitetit. Aplikacionet Android mbërrijnë në Windows 11

Microsoft lëshoi ditën e sotme një version eksperimental të Windows 11-ës që sjell mbështetjen për aplikacionet Android brenda Windows.

Vetëm 50 aplikacione do të jenë fillimisht të disponueshme si fazë testimi e ndër to janë Kindle, Lord Mobile dhe Lego Duplo World.

Microsoft ka premtuar më shumë aplikacione do të vinë në muajt në vijim. Synimi është që aplikacionet Android të duket sikur i përkasin Windows 11 pa pasur nevojë për një aplikacion të palëve të treta si Bluestacks.

Përdoruesit mund të përdorin disa aplikacione njëherazi, të kontrollojnë njoftimet apo të aksesojnë funksionalitetet e aksesibilitetit që ofron Windows në aplikacionet Android.

Versioni beta është fillimisht i disponueshëm vetëm në SHBA për pajisjet me procesorët e mbështetur AMD, Intel dhe Qualcomm. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google Search sjell "Dark Mode" në desktop