Lajmet

Aplikacionet Android po vinë në Windows 11

Nga: PCWorld
Publikuar , 24 Qershor 2021
Aplikacionet do të fillojnë të shfaqen në Microsoft Store por përdoruesit kanë mundësi të instalojnë edhe nga Amazon App Store. Aplikacionet Android po vinë në Windows 11

Në aktivitetin e sotëm të Windows, Microsoft prezantoi versionin më të fundit të sistemit operativ me një pamje të re dhe funksionalitete të shtuara.

Një prej disavantazheve më të mëdha të Windows është mungesa e aplikacioneve. Por sot kompania tha se aplikacionet Android do të funksionojnë në Windows 11.

Aplikacionet do të fillojnë të shfaqen në Microsoft Store por përdoruesit kanë mundësi të instalojnë edhe nga Amazon App Store.

Për të sjellë integrimin e aplikacioneve ndërtuar për arkitekturat ARM, Microsoft ka përdorur teknologjinë “Intel Bridge”. Me dhjetëra mijëra aplikacione Android, përdoruesit e Windows 11-ës do ta mirëpresin këtë ndryshim.

Versionet e para eksperimentale të Windows 11-ës debutojnë javën e ardhshme. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Aplikacionet e së ardhmes, njihuni me 3 trendet inovative