Lajmet

Aplikacionet bllokohen dy herë më shpesh në iPhone 5S sesa në iPhone 5

Publikuar , 14 Tetor 2013
0
Aplikacionet bllokohen dy herë më shpesh në iPhone 5S sesa në iPhone 5

Nëse keni blerë iPhone-in e fundit të Apple (5S) dhe keni vënë re se aplikacionet bllokohen më shpesh, nuk jeni vetëm.

Aplikacionet mobile bllokohen dy herë më shpesh në iPhone 5S në krahasim me iPhone 5 dhe madje, edhe 5C-në, sipas testeve të realizuara së fundmi nga Crittercism, një kompani që merret me analizimin e performancës një aplikacioni mobile.

Por, edhe pse treguesi është dyfishuar, sërish frekuenca e bllokimit është relativisht e ulët mes gjithë versioneve të iPhone 5. Kompania sqaron se 5S ka një normë bllokimi prej 2%, krahasuar me 1% që ështe ky tregues në iPhone 5 dhe 5C.

Në disa raste, bllokimet e aplikacioneve janë tepër bezdisëse, si për shembull në rastet kur aplikacionet ngrijnë në momentin që jeni duke lexuar titujt e një faqeje me lajme.

Por, për disa lloje aplikacionesh, një ngrirje apo një bllokim mund të dëmtojë biznesin e kompanisë. Për shembull, rastet e blerjeve online janë një shembull që mund t’i largojnë konsumatorët dhe t’i bëjnë ata të mos rikthehen më.

Arsyeja pse 5S mund të ketë më tepër bllokime në krahasim me 5C është se hardueri i ri nuk ishte i disponueshëm për zhvilluesit para lançimit të tij. iPhone 5S vjen me një çip 64-bit A7, dual-core që është pothuajse dy herë më i shpejtë se procesori A6, që ka 5 dhe 5C. Analistët e Crittercism theksojnë se norma e bllokimit do të ulet pasi të kalojë pak kohë dhe zhvilluesit të kenë mundësi t’i testojnë aplikacionet e tyre në harduerin e ri. (PCWorld Albanian)

Apple-event-97

LEXO EDHE:  Samsung vë në tallje iPhone 11 duke e krahasuar me Note 10

Lajmet e fundit>