Analiza

Aplikacionet dhe lojërat më të mira për iPhone dhe iPad për 2019

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 03 Janar 2020
0
Aplikacionet dhe lojërat më të mira për iPhone dhe iPad për 2019

Aplikacionet kanë dominuar jetët tona në dekadën e fundit dhe në 2019-ën janë bërë pjesë edhe më integrale e përditshmërisë tonë duke i përdorur për komunikim, mësim, udhëzim, për të parë televizor e luajtur.

Prezantimi i iPhone 11 dhe lëvizje e fundit të Apple drejt një modeli orientuar drejt abonimeve, i kanë bërë aplikacionet edhe më të rëndësishme.

Aplikacionet e renditura më poshtë ose janë përditësuar në 2019-ën ose janë prezantuar. Pa hyrë në më tepër detaje vijojmë me aplikacionet më të mira të iPhone për 2019.

Spectre Camera

Apple së fundi shpërbleu Spectre Camera me titullin e aplikacionit të iPhone për 2019. Ky aplikacion përdor inteligjencën artificiale dhe machine learning për të përmirësuar foton dhe simuluar ekspozimin e gjatë të fotove, një efekt që kërkonte një DSLR ose kamër pa pasqyrë. Aplikacioni gjithashtu ofron mbështetje për kamerën me kënd të gjerë të iPhone 11 dhe 11 Pro. Spectre mund të shkarkohet në App Store në iOS 11 ose më shumë por kushton 2.99 dollarë.

TikTok

TikTok ByteDance

TikTok është një aplikacion i rrjetit social të videove ku mund të shikoni njerëz që luajnë buzët ose kërcejnë këngë dhe muzikë të ndryshme. I lançuar në 2016-ën, në fakt ishte 2019 viti kur TikTok u bë popullore me 1.5 miliardë shkarkime në mbarë botën në App Store dhe Google Play. Vetëm gjatë 2019-ës pati 600 milionë shkarkime. TikTok mund të shkarkohet falas dhe pa pagesë në App Store.

Harry Potter: Wizards Unite

Në 2019-ën, Harry Potter: Wizards Unite ishte aplikacioni apo loja më e nxehtë e realitetit të shtuar nga krijuesit e Pokemon Go. Loja vendos përdoruesit përballë magjistarëve të errët dhe bishave magjike për të shpëtuar karakteret e librit të Harry Potter. Ju luani duke ecur në botën reale dhe ndjekur hartën e lojës nga telefoni. Wizards Unite na tregoi se Pokemon Go nuk është thjeshtë një flluskë dhe lojërat e realitetit të shtuar janë këtu për të qëndruar.

LEXO EDHE:  Këto janë diferencat më të mëdha mes iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max

Craigslist

Craiglist ka qenë në mesin tonë që prej 1995 por e çuditshme ose jo një aplikacion i ka munguar dhe nuk erdhi përpara Dhjetorit të 2019-ës. Aplikacioni ka një ndërfaqe po aq të thjeshtë sa uebsajti dhe është vlerësuar me 4 nga 5 yje.

Flow by Moleskine

Me këtë aplikacion mund të vizatoni dhe krijoni sketçke me lapsa prej grafiti. Të gjitha punimet ruhen në cloud dhe sinkronizohen në mesin e disa pajisjeve. Është i disponueshëm edhe në iPad ku eksperienca dhe fuqitë e aplikacionit dalin në pah krahas iPhone.

Sky The Children of Light

Konsideruar nga Apple si loja e vitit, është një titull aventuresk i lançuar në Korrik të 2018-ës jo vetëm për iOS por edhe Android. Një lojtar eksploron një mbretëri magjike duke përdorur një pelerinë që i jep fuqi fluturuese. Ekzistojnë 7 mbretëri unik që duhet të vizitohen dhe secila prej tyre ka të bëjë me një stazh të caktuar në jetë.

Tap In

E kemi thënë edhe më parë por vlen të përsëritet: në një kohë kur aplikacionet e meditimit janë shndërruar në biznese multi-miliardë dollarëshe, Tap In vetëm sa na e kujton këtë fakt. Ndërsa aplikacionet e tjera kanë ushtrime meditimi, Tap In ka një qasje disi ndryshe: çdo ditë sesione meditimi të cilat nëse nuk i arrini brenda afatit kohë ngelni pa to. Aplikacioni është falas për tu shkarkuar.

Call of Duty: Mobile

Të sjellësh një lojë konsole në platformat mobile ka qenë një mision i vështirë por me Call of Duty: Mobile Activision ka goditur në shenjë duke krijuar një franchise tejet zbavitëse për tu humbur. Loja përfshin elemente që do tu kujtojnë nostalgji lojtarëve të hershëm të lojës në desktop si Black Ops apo Modern Warfare. Loja menjëherë pas lançimit gjeneroi 87 milionë dollarë të ardhura në dy muaj. Është i disponueshëm në Android dhe iOS.

LEXO EDHE:  Apple publikoi iOS 12.2 me shërbimin e ri të lajmeve dhe animoji të rinj

Big Bang AR

Aplikacioni i lançuar në Mars të 2019-ës nga ekipi i CERN ju dërgon 13.8 miliardë vite pas përpara se çdo gjë që na rrethon sot të ekzistonte. Pajisur me realitetin e shtuar, hapësira, koha dhe universi është në dorën tuaj. Mjafton të mbani dorën tuaj përballë telefonit për të nisur supernova, startuar Big Bang, krijuar atome hidrogjeni e atome heliumi. Mos harroni ta shkarkoni nga rrjeti Wi-Fi ose pakoja juaj e internetit do të shuhet.

Momento

Ajo çfarë e dallon këtë aplikacion produktiviteti nga të tjerët është padyshim notat e lehta, ngjyrat e imëta dhe pastërtia e ndërfaqes së përdoruesve. Mund të krijoni lista të cilat ju ndihmojnë të organizoni përkujtuesit ditor, të shtoni orare apo vendndodhje që të mos i harroni. Mund të zgjidhni mes ndërfaqes tradicional vertikale ose asaj në formën e një rrjeti koordinativ. Por ka një problem, aplikacioni është me pagesë dhe kushton 3.99 dollarë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>