Analiza

Aplikacionet dhe lojërat më të mira për pajisjet Android për 2019

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 03 Janar 2020
0
Lista përfshin aplikacione që janë prezantuar në 2019, janë përditësuar këtë vit, ose kanë marrë famë botërore në një kohë rekord. Aplikacionet dhe lojërat më të mira për pajisjet Android për 2019

Është çmenduri të mendosh që para një dekade, aplikacionet Android nuk ekzistonin. Dyqani i aplikacioneve Google Play lançoi në 2008 me 50 aplikacione, ndërsa tani në 2019 ka plot 2.8 aplikacione që kanë ndryshuar mënyrën se si komunikojmë, udhëtojmë, shohim televizor apo luajmë lojëra.

Prezantimi i Pixel 4 nga Google, një lëvizje madhore në transmetimin e lojërave dhe zgjerimin e pajisjeve inteligjente në shtëpi, ka bërë aplikacionet që përdorim në universin Android edhe më të rëndësishëm shkruan PCWorld.al.

Lista përfshin aplikacione që janë prezantuar në 2019, janë përditësuar këtë vit, ose kanë marrë famë botërore në një kohë rekord.

Këto janë aplikacionet më të mira Android për vitin 2019.

TikTok

TikTok ByteDance

TikTok është një platformë sociale me video, që ju lejon të shikoni njerëz të cilët sinkronizojnë lëvizjen e buzëve dhe kërcimin me një muzikë në sfond, ose të krijoni video tuajat duke bërë të njëjtën gjë.

U prezantua në vitin 2016, por këtë vit TikTok mori një famë botërore. Aplikacioni tejkaloi 1.5 miliardë shkarkime në të gjithë botën në App Store dhe Google Play, me më shumë se 600 milion shkarkime vetëm në 2019.

Glitch Video Effects

Google emëroi Glitch Video Effects si Zgjedhja e Përdoruesve për vitin 2019. Krijuesit e TikTok dhe aplikacioneve të tjera që krijojnë video në telefonat Android, mund të përfitojnë nga ky aplikacion që editon video, pasi ju lejon të bëni foto dhe video dhe të shtoni më shumë se 100 filtra dhe efekte në kohë reale, duke përfshirë Retro VHS, Shadow, Xray dhe Neon.

Më shumë se 10 milion njerëz e kanë shkarkuar Glitch Video Effects, sipas listimit të dyqanit Play.

LEXO EDHE:  Më 7 Mars në Tiranë aktiviteti International Women’s Day mikëpritës i historive frymëzuese të femrave të suksesshme në teknologji

Google Stadia

Në Nëntor Google lançoi shërbimin e video-lojërave Stadia, një platformë që ju mundëson të luani lojëra përmes telefonit, laptopit, kompjuterave desktop dhe ekraneve të televizorit.

Stadia është një hub ku ju mund të menaxhoni llogarinë tuaj Stadia, të vendosni kontrolluesin tuaj, kryeni blerje, dhe të luani lojëra (në varësi të telefonit tuaj).

Call of Duty: Mobile

Call of Duty: Mobile pa lançimin e lojës më të madhe në histori, në Tetor të këtij viti. Aplikacioni mori më shumë se 100 milion shkarkime në javën e parë të lëshimit, duke tejkaluar lançimet e tjera mobile si Fortnite dhe PlayerUnknown’s Battleground.

Versioni mobil i lojës së famshme pati probleme në fillim nga publikuesi Activision Blizzard, megjithatë kjo nuk ndaloi përdoruesit të vazhdojnë shkarkimet menjëherë pas zgjidhjes së problemit.

Google Maps

Google Maps

This Wednesday, March 22, 2017, photo shows the Google Maps app on a smartphone, in New York. Google is enabling users of its digital mapping service to allow their movements to be tracked by friends and family in the latest test of how much privacy people are willing to sacrifice in an era of rampant sharing. The location-monitoring feature will begin rolling out Wednesday in an update to the Google Maps mobile app that’s already on most of the world’s smartphones. It will also be available on personal computers. (AP Photo/Patrick Sison)

Google Maps e përdorim që nga viti 2005, në kohët e lashta kur Android dhe iPhone nuk ekzistonin. Që atëherë, platforma është zgjeruar për tu bërë një nga aplikacionet më të përdorur, pas YouTube, Facebook dhe Google Search.

LEXO EDHE:  Dr. Mario World, 2 milionë shkarkime dhe 100 mijë dollarë të ardhura në 72 orë

Në 2019, Google Maps shtoi karakteristika të reja për përdoruesit Android, duke përfshirë modalitetin Incognito, matësin e shpejtësisë, raportimin incidenteve në trafik dhe të kurtheve të shpejtësisë, duke e bërë atë më të dobishëm.

Ablo

Google i dha çmimin Aplikacioni më i Mirë i 2019, platformës sociale të komunikimit Ablo. Platforma ju lidh me njerëz të rastësishëm nga e gjithë bota, dhe përkthen bisedat tuaja dhe video-thirrjet në kohë reale.

Qëllimi i aplikacionit është të ndihmojë njerëzit të mësojnë rreth kulturave të ndryshme, praktikojnë gjuhët e huaja dhe të lidhen me njerëz që udhëtojnë nëpër botë.

Mario Kart Tour

Është një lojë garimi pjesë e serive Martio Kart zhvilluar nga Nintendo për iOS dhe Android. Loja u lançua më 25 Shtator në dyqanet respektive dhe objektivi është që të përfundoni garën i pari.

Loja ka një sistem pikëzimi dhe katër opsione shpejtësie: 50cc, 100cc, 150cc dhe 200cc. Së shpejti loja do të sjell mbështejte për shumë lojtarët ndërsa testimet kanë nisur në dhjetor.

Boosted

Për një 2020 produktive duhet ta nisni me aplikacionin Boosted. Me këtë aplikacion jo vetëm që gjurmoni kohën e shpenzuar në projektet tuaja, por edhe ti organizoni në detyra, të ndiqni progresin e tyre dhe madje të zbuloni vetveten se ku jeni më produktiv.

Aplikacioni ka një sistem kalendari të integruar me të cilin mund të organizoni edhe kohën tuaj të lirë apo të gjeni hapësira për aktivitete të reja.

Angry Birds Dream Blast

Angry Birds për disa vite qëndroi si një prej lojërave më popullor në Android dhe iOS dhe së fundi për të ruajtur këtë popullaritet të evoluar në seri të reja jo vetëm aksion por edhe gjëegjëzë. I tillë është ky titull ku me çdo nivel që kapërceni sfidat bëhen më të vështira. Flluska bien lirisht falë gravitetit që i tërheq dhe çdo nivel është unik dhe po aq emocionues. E gjitha që duhet të bëni është të kombinoni ngjyrat.

LEXO EDHE:  Ligjvënësit Amerikan i kërkojnë Facebook të ndërpresë projektin e kriptomonedhës Libra

Jumbo

2019 nuk ishte ajo që prisnim kur flasim për sigurinë dhe privatësinë online dhe Jumbo është një aplikacion i cili premton të kujdeset për ju. Rrjetet social prej kohësh kanë ofruar konfigurime të ndryshme të privatësisë, por ende e gjejmë veten duke dorëzuar informacion më shumë sesa kemi dëshiruar në të vërtetë.

Jumbo premton që ne nuk do të gjendemi më në befasi edhe pse kufizohet masivisht nga rrjetet social që funksionalitetet që ofron, mund të provojë i dobishëm për këdo që dëshiron të reduktojë sasinë e të dhënave që lë të ekspozuar nëpër uebin social. /PCWorld Albanian