Lajmet

Aplikacionet e Flickr vijnë me një dizajn të ri dhe veçori të reja për editimin e imazheve

Publikuar , 18 Prill 2014
0
Aplikacionet e Flickr vijnë me një dizajn të ri dhe veçori të reja për editimin e imazheve

flickr-645x250Kompania Yahoo ka lançuar një përditësim madhor për aplikacionin e saj të imazheve Flickr në iOS dhe Android, duke sjellë një eksperiencë tërësisht të re me një pamje të ridizajnuar, si dhe disa veçori të reja. Përveç ridizajnimit të shumë elementëve për të dyja platformat, ekipi i zhvilluesve tha se gjithashtu e kanë bërë më të lehtë për të kapur imazhe dhe video brenda aplikacionit me opsione të avancuara editimi, ngjashëm më filtrat e Instagram dhe mjetet për përmirësim të fotove.

Tashmë në këtë përditësim vjen edhe një opsion që u bën të mundur të kapni video HD deri në 30 sekonda me filtrat aktivë të aplikuar. Për ta sjellë në një nivel me aplikacionet të tjera të imazheve, aplikacioni mobil i Flickr gjithashtu ka edhe një veçori të re të sinkronizimit mes imazheve të kamerës suaj dhe llogarisë në Flickr duke ruajtur cilësinë origjinale.

Kompania premton se veçoria e re e saj e kërkimit që automatikisht e di se ku dhe kur janë kapur imazhet do ta bëjë gjetjen e përmbajtjeve të fotove shumë më të lehtë tani. Një tjetër ndryshim për aplikacionin, dhe mbase më pak i pritur nga përdoruesit, është se mund të aksesoheni në aplikacionin Flickr për Android me llogarinë tuaj të Yahoo. Rindërtimi i përgjithshëm përsa i përket ndërfaqes së përdoruesit është drastik për përdoruesit Android duke sjellë një pamje të re si dhe veçori të reja, ndërsa ndryshime të tjera si sikronizimi automatik dhe kapja e videove HD vijnë edhe për përdoruesit e iOS. (PCWorld Albanian)

[youtube id=”U_eC-cwC4Kk”]

LEXO EDHE:  Google do të përkthejë artikujt e Wikipedia në Anglisht

Lajmet e fundit>