Ja se si

Aplikacionet e javës për iPhone 4S

Publikuar , 23 Tetor 2011
0
Aplikacionet e javës për iPhone 4S

Për ju që keni një iPhone 4S, Gizmodo ju dëshiron fat dhe dëshiron t’ju uroj një mik të ri të quajtur Siri dhe t’ju ofroj këshilla për disa aplikacione që duhet t’i keni në pajisjen tuaj të re. Më poshtë do të gjeni aplikacionet favorite të Gizmodo për këtë javë:

Find My Friedns: Aplikacioni Find My Friends, është një hartë me informata në kohë reale mbi shoqërinë tuaj. Shërbimi i ri sjellë informacione mbi “check-in” të fundit që kanë bërë miqtë tuaj dhe ju tregon se ku janë të gjithë miqtë tuaj… lexoni më shumë.

Movie Trailers: Apple iTunes Movie Trailer është një aplikacion mjaft atraktiv; ai sjellë me vete edhe një librari gjigante të videove të filmave më të rinj si dhe mundëson të blini bileta për kinema, të gjeni teatro afër jush, etj… lexoni më shumë.

Cards: Ky aplikacion është i dedikuar për njerëz më të moshuar por me 21 tematika të ndryshme ju mund të shkruani një mesazh të shkurtër sipas kërkesës së zemrës suaj dhe të shtoni një fotografi… lexoni më shumë.

Scribblenauts Remix: Është një aplikacion mbresëlënës, ashtu siç ishte për DS, ku ju shkruani një mbiemër në lojë dhe më pas objekti që ju shkruani paraqitet në lojë dhe ju mund ta shfrytëzoni apo ta ndani… lexoni më shumë.

Foursquare: Falë iOS5, Foursquare tani ka veçori të reja radari në kuadër të tij, dhe kjo mundëson që të njoftoni në mënyrë të mençur miqtë tuaj nëse jeni afër tyre… lexoni më shumë.

AirPort Utility: Kontrollimi i rrjetit wireless më nuk kërkon një kompjuter. Apple ka shpalosur një befasi tjetër të quajtur : iOS Airport Utility, e cila mundëson të ndryshoni fjalëkalime, risetoni router, përditësoni firmuare, etj… lexoni më shumë.

LEXO EDHE:  Çfarë do të thotë bllokimi i Android për përdoruesit e telefonëve Huawei?

Real Racing 2: Është një lojë që ka fituar një përditësim për iOS5 dhe duket shumë bukur. Atë mund ta luani tani përmes Air Paly edhe në TV’n tuaj… lexoni më shumë.

NHL GameCenter: Dëshironi të kuptoni informacionet më të fundit mbi lojërat në Hokej? Atëherë NHL GameCenter është e tëra çfarë ju duhet.. lexoni më shumë.

Hipster: Është një lloj si Instagram për shkak se përdor filtra për të përmirësuar fotografitë tuaja, ndërsa është pak si Cards për shkak se mund të përdorni atë fotografi për të krijuar kartela postare virtuale… lexoni më shumë. 

Lajmet e fundit>