Lajmet

Aplikacionet e punës në kolaps ndërsa përdoruesit në Evropë fillojnë punën nga shtëpia

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 16 Mars 2020
0
Përhapja e koronavirusit ka ndikuar punonjësit dhe kompanitë në mbarë botën. ISP kanë hequr limitet e shkarkimit ndërsa më shumë njerëz do të detyrohen të punojnë nga shtëpia. Aplikacionet e punës në kolaps ndërsa përdoruesit në Evropë fillojnë punën nga shtëpia

Microsoft Teams, aplikacioni konkurrent i Slack ditën e sotme doli jashtë funksioni nga numri i lartë i njerëzve në Evropë të cilët po përpiqen të punojnë nga shtëpia.

Përdoruesit e Teams raportuan probleme me kyçjes në shërbim dhe dërgimin e mesazheve në rrjetin social Twitter.

Faqja e Microsoft në Twitter tha se ishte duke hetuar problemet të cilat kishin prekur përdoruesit në Spanjë, Suedi, Holandë dhe Rumani.

Një arsye e kësaj ndërprerje besohet të jetë përpjekja e përdoruesve për të punuar nga shtëpia në kuadër të parandalimit të përhapjes së COVID-19. Së fundi Evropa u shndërrua në epiqendrën e pandemisë.

Downdetector raporton se përdoruesit e Teams shfaqën probleme që në orët e para të mëngjesit. Raportimet thonë se arsyeja e ndërprerjes së shërbimit kishte të bënte me një lidhje serveri.

Përhapja e koronavirusit ka ndikuar punonjësit dhe kompanitë në mbarë botën. ISP kanë hequr limitet e shkarkimit ndërsa më shumë njerëz do të detyrohen të punojnë nga shtëpia.

Në mbarë industrinë e teknologjisë pritet shtyrje e lançimeve të produkteve dhe anulimi i konferencave e prezantimeve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Masat e reja të Zoom mund ti japin fund një fenomeni negativ në platformë