Analiza

Aplikacionet janë më të popullarizuara se sa uebi mobil

Publikuar , 04 Prill 2014
0
Aplikacionet janë më të popullarizuara se sa uebi mobil

enhanced-12090-1396379319-12Natyrisht, kjo gjë nuk është risi. Në vitin 2010, Chris Anderson dhe Michael Wolff shkroi në Wired që interneti siç e njohim ne ishte duke vdekur si rezultat i “kanibalizmit” nga një seri e aplikacioneve të reja. Anderson e përshkroi një ditë tipike përreth smartfonëve dhe tabletëve, ku përdoruesit cicëronin, futeshin në Facebook, shikonin ndonjë video dhe dërgonin porosi dhe të gjitha këto brenda aplikacioneve. “Ju e keni kaluar tërë ditën në internet – por jo në ueb,” shkroi ai.

Ajo e ardhme e paramenduar tani duket të jetë realitet. Jemi duke kaluar më tepër kohë në pajisje mobile se sa kurdoherë më parë dhe e tërë kjo vetëm sa rritet. Një tabelë e re nga Flurry, që është kompani që analizon trafikun mobil, tregon që mbi 86 për qind e kohës së shpenzuar në iOS dhe Android kryhet brenda aplikacioneve. Kjo paraqet një ngritje për 6 për qind, në krahasim me vitin e kaluar.

Natyrisht, këto të dhëna nuk janë përfundimtare, por janë disa gjëra interesante që mund të nxirren nga kjo gjë. Së pari, vërehet kryesimi i Facebook-ut në pajisjet mobile. Tabela e Flurry-t, që mer të dhëna nga FLurry, ComScore dhe NetMarketShare, tregon që 17 për qind e kohës në iOS dhe Android shpenzohet brenda aplikacionit të Facebook-ut, në krahasim me 1.5% në Twitter. Më pas vjen dërgimi i porosive sociale. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Microsoft prezanton gjeneratën e 7-të të Surface Pro

Lajmet e fundit>