Vëzhgim

Aplikacionet më të mira për Android në Black Friday

Publikuar , 25 Nëntor 2010
0
Aplikacionet më të mira për Android në Black Friday

Nëse ju jeni në mesin e vendosur të kërkuesve dhe  të turmës, mos e leni vetën të paarmatosur. Me telefonin tuaj Android në dorë, dhe me aplikacionet e instaluara, ju do të dilni përpara masës të gatshëm për nuhatje në shitjet më të mirra përreth.

Merrni këto aplikacione të Android falas tani, dhe bëhuni gati për Black Friday.

Black Friday App

Aplikacioni i Android i quajtur Black Friday App, vë të gjitha planifikimet e juaja në smartphone-in tuaj. Aplikacioni j’u lejon të kërkoni dyqanet për të gjetur shitjet e vlefshme në zonën tuaj. Ju mund të gërmoni përreth në kategori, gjithashtu, apo të shfletoni marrëveshjet e renditura në top lista në çdo moment. Ky aplikacion ka orë të tëra në dispozicion në çdo faqe të shitjeve. Ai gjithashtu ka opsione për të ruajtur listën tuaj të preferuar, si dhe ta ndani atë me e-mail, Facebook, apo Twitter.

The Coupons App

Doni të bleni sa më shumë me paratë tuaja? Provojeni The Coupons App. Ky aplikacion j’u jep një listë të përditësuar të çmimeve të fundit, zbritjeve, dhe j’u ofron mundësinë të kontrolloni në internet dhe pastaj j’u dhuron kuponat dhe kodet që j’u duhen për t’i marrur kusimet. Shumë dyqane do t’ju lejojnë thjesht të tregoni barkodin në telefonin tuaj për të blerë pastaj. Aplikacioni punon gjatë gjithë vitit, kështu që ai mund të përdoret edhe mbas festave të fundvitit.

ShopSavvy

Aplikacioni klasik për krahasime i Android, është një mundësi shumë e mirë për aventurat në treg. Me ShopSavvy ju mund ta skanoni barkodin e çdo produkti që menjëherë të merrni të gjitha informacionet për produktin. Aplikacioni j’u dhuron një listë të çmimeve nga dyqanet online dhe në zonën tuaj, kështu që ju mund t’i krahasoni ato. Ai paraqet produktet me fotot dhe informacionet të detajuar të produkteve, si dhe, së bashku me një koleksion të review-ve online. ShopSavvy ofron edhe një alarm automatik për çmimet kështu që ju do të njoftoheni kur çmimi i një artikulli bie nën një pikë të caktuar.

LEXO EDHE:  Kina mendon se Inteligjenca Artificiale tek armët luftarake është kërcënim për paqen globale

Google Shopper

Google Shopper për Android është një shtesë e vlefshme për ShopSavvy. Aplikacioni funksionon sipas parimeve të njejta por me disa veçori më të këndshme: Përveç skanimit të barkodeve, Shopper mund të njohë kapakët e CD, DVD, video lojërave dhe librave. Ju gjithashtu mund të kërkoni informata më të hollësishmë për produktet, si dhe të kërkoni produkte nga lista e kategorive./pcworld.al

Lajmet e fundit>