Lajmet

Aplikacionet më të shkarkuara në Android dhe iOS gjatë 2019

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 01 Janar 2020
0
Rrjeti social Facebook dominon statistika me aplikacionet e tij të cilët janë më të shkarkuarit në botë si Messenger, Facebook, WhatsApp dhe Instagram. Aplikacionet më të shkarkuara në Android dhe iOS gjatë 2019

Konsumatorët mobilë në mbarë botën kanë shkarkuar 120 miliardë aplikacione nga Apple App Store dhe Google Play deri në fund të 2019-ës.

Kjo përfaqëson një rritje me 5% krahasuar me 2018, një arritje e madhe sidomos në konsiderojmë se shifra nuk përfshin riinstalimet. Konsumatorët kanë shpenzuar mesatarisht 90 miliardë dollarë në aplikacione nga dy dyqanet, një rritje me 15% shkruan PCWorld.al.

Rrjeti social Facebook dominon statistika me aplikacionet e tij të cilët janë më të shkarkuarit në botë si Messenger, Facebook, WhatsApp dhe Instagram.

Në segmentin e lojërave mobile tituj të ri kanë hyrë në garë për numrin më të lartë të shkarkimeve si Call of Duty: Mobile apo Fun Race 3D.

Aplikacionet më të shkarkuara në Play Store dhe App Store së bashku

Lista e aplikacioneve më të shkarkuara është konsistente me një vit më parë me përjashtim të një lojtari të ri siç është aplikacioni i krijimit dhe shpërndarjes së videove Likee.

  1. Facebook Messenger
  2. Facebook
  3. WhatsApp
  4. TikTok
  5. Instagram
  6. SHAREit
  7. Likee
  8. Snapchat
  9. Netflix
  10. Spotify

Lojërat më të shkarkuara në Play Store dhe App Store së bashku

Listën e lojërave më të shkarkuara, 7 prej tyre ishin të rinj për këtë vit. Megjithatë është fakt se lojërat mobile janë ata që nxisin më së shumti konsumatorët të shpenzojnë në një ekonomi abonimesh.

  1. Free Fire
  2. PUBG Mobile
  3. Subway Surfers
  4. Color Bump 3D
  5. Fun Race 3D
  6. Run Race 3D
  7. My Talking Tom 2
  8. Homescapes
  9. Stack Ball
  10. Call of Duty: Mobile

Aplikacionet me shpenzimet më të larta konsumatore në Play Store dhe App Store

Gjatë 12 muajve të fundit, mëse 95% e 100 aplikacioneve të para të App Store dhe Play Store ofronin abonime përmes blerjeve brendave aplikacioneve. Publikuesit kanë shtuar dozën e shërbimeve të tilla, një trend i cili në 2020-ën do të nxisë konsumatorët të shpenzojnë më shumë.

LEXO EDHE:  YouTube zbulon hapësirën e re për të gjetur më lehtë video që pëlqeni

Këtë vit Tinder udhëhoqi ndjekur nga Netflix dhe Tencent Video. YouTube u rrit nga vendi i 7 në vendin e 5-të ndërsa Pandora humbi një pozicion.

  1. Tinder
  2. Netflix
  3. Tencent Video
  4. IQIYI
  5. YouTube
  6. Pandore Music
  7. Youku
  8. Line
  9. Kwai
  10. LINE Manga

Lojërat me shpenzimet më të larta konsumatore në Play Store dhe App Store

Siç thamë më lart lojërat janë ata që kanë shpenzimet më të larta konsumatore. Shumica e këtyre titujve mund të jeni të familjarizuar me to si Candy Crush Saga, Pokemon Go, PUBG Mobile apo Honour of Kings.

  1. Fate/Grand Order
  2. Honour of Kings
  3. Candy Crash Saga
  4. Monster Strike
  5. Lineage M
  6. Pokemon GO
  7. Fantasy Westward
  8. Clash of Clans
  9. Dragon Ball Z
  10. PUBG Mobile /PCWorld Albanian