Softuer

Aplikacionet e Android me rritje më të shpejtë sesa ato të iPhone

Publikuar , 24 Shkurt 2010
0
Aplikacionet e Android me rritje më të shpejtë sesa ato të iPhone

Statistikat nga firma analizuese Distmo, tregojnë se App Store nga Apple është duke u zgjeruar me një shkallë prej 9 përqind në muaj (14.090 aplikacione të reja në muaj), ndërsa tregu i Android është duke u rritur për 15 përqind në muaj (3.000 aplikacione të reja).

Rritja e shpejtë e Android pjesërisht mund të shpjegohet për shkak se kjo ka vetëm 19.300 aplikacione në krahasim me 151.000 në App Store.

Por me ankesat e vazhdueshme në Apple rreth cenzurës dhe me perceptimet pozitive të konsumatorëve për pajisjet Android, ka gjasa që këto figura edhe të ndryshojnë.

Sipas IDC, Android pritet që të jetë sistemi operativ mobil me rritjen më të shpejtë në treg deri në vitin 2013, moment edhe kur ky softuer pritet që të jetë sistemi operativ numër dy në botë për smartphone.

Figurat e Distmo tregojnë edhe disa detaje rreth aplikacioneve të lojtarëve të vegjël – Nokia renditet në vendin e tretë me 6.120 aplikacione, pastaj me radhë Blackberry me 4.750, Palm me 1.450 dhe Windows Mobile me 690.

LEXO EDHE:  Cloudflare sjell një shërbim VPN në aplikacionin 1.1.1.1

Lajmet e fundit>