Lajmet

Aplikacioni Android i Clubhouse i disponueshëm në mbarë botën

Nga: PCWorld
Publikuar , 17 Maj 2021
Startupi nisi testimet beta të aplikacionit Android në SHBA më 9 Maj, vetëm pak muaj pasi nisi zhvillimin e tij. Në iPhone aplikacioni është i disponueshëm që prej Marsit 2020. Aplikacioni Android i Clubhouse i disponueshëm në mbarë botën

Aplikacioni Android i Clubhouse së shpejti do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit në mbarë botën. TechCrunch raportoi se versioni Android fillimsht do të ofrohet në Brazil, Japoni dhe Rusi më 18 Maj ndërsa tre ditë më pas në Indi dhe Nigeri.

Të gjithë përdoruesit në mbarë botën do të kenë akses në aplikacion më 21 Maj.

Startupi nisi testimet beta të aplikacionit Android në SHBA më 9 Maj, vetëm pak muaj pasi nisi zhvillimin e tij. Në iPhone aplikacioni është i disponueshëm që prej Marsit 2020.

Clubhouse ka një shtysë të fortë për tu zgjeruar edhe nëse aplikacioni Android është ende në testim. Facebook, Twitter dhe gjigantë të tjerë të internetit kanë filluar të kopjojnë funksionet e Clubhouse në përpjekje për të parandaluar rritjen e shpejtë të tij.

Për të mbajtur interesin të lartë, Clubhouse po përshpejton shumë prej planeve të startupit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Musk jep 100 milionë dollarë për këdo që zhvillon këtë teknologji