Lajmet

Aplikacioni Clubhouse do të ofrojë komunikim me tekst

Nga: PCWorld
Publikuar , 22 Qershor 2021
Funksioni nuk përmendet askund në përshkrimin e aplikacionit dhe ajo që u bë e disponueshme për pak sekonda ishte një punë e pakompletuar. Aplikacioni Clubhouse do të ofrojë komunikim me tekst

Disa përdorues të Clubhouse vunë re një funksionalitet surprizë në aplikacionin e tyre të preferuar.

Një element i ri ndërfaqeje quajtur “backchannel” u shfaq përpara se të hiqej por tregoi se Clubhouse po sjell një mënyrë të re për tu lidhur me njëri-tjetrin në platformë.

E thënë thjeshtë përdoruesit do të komunikojnë me njëri-tjetrin me mesazhe me tekst në vend të audios.

Funksioni nuk përmendet askund në përshkrimin e aplikacionit dhe ajo që u bë e disponueshme për pak sekonda ishte një punë e pakompletuar.

Vetë kompania tha se teston vazhdimisht funksionalitete e disa prej tyre mbërrijnë në aplikacionin zyrtar e disa jo duke lënë të mjegullt çdo detaj tjetër. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Përdoruesit e telefonëve Samsung mund të luajnë aplikacionet Android në kompjuter