Lajmet

Aplikacioni Clubhouse dyfishon numrin e shkarkimeve

Nga: PCWorld
Publikuar , 19 Shkurt 2021
0
Rritja ka vijuar pavarësisht kufizimeve që ka modeli i Clubhouse: është i disponueshëm vetëm për iPhone dhe vetëm me sistem ftesash. Aplikacioni Clubhouse dyfishon numrin e shkarkimeve

Aplikacioni i bisedave zanore Clubhouse ka dyfishuar numrin e shkarkimeve në vetëm dy javë sipas të dhënave që vinë nga firma analitike App Annie.

Shkarkimet e aplikacionit u rritën nga 3.5 milionë në 8.1 milionë mes nga data 1 deri më 16 Shkurt.

Rrjeti social i cili mund të aksesohet vetëm një ftesë ka shënuar rritje të paprecedent popullariteti për shkak të promovimit nga njerëz të famshëm si Elon Musk.

Rritja ka vijuar pavarësisht kufizimeve që ka modeli i Clubhouse: është i disponueshëm vetëm për iPhone dhe vetëm me sistem ftesash.

2.6 milionë shkarkime ishin në SHBA ndërsa pjesa tjetër në mbarë botën. Megjithatë numri i shkarkimeve jo medoemos është tregues i numrit të përdoruesve.

Në të vërtetë aplikacioni mund të shkarkohet nga App Store edhe pa një ftesë për ta përdorur. Clubhouse i ka inkurajuar përdoruesit të shkarkojnë aplikacionin duke rezervuar emrin e tyre të përdoruesit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple lançon pakon e shërbimeve të kombinuar Apple One