Allo mund të jetë e ardhmja e platformës së komunikimit të Google, por Duo do të jetë aplikacioni zëvendësues i Hangous në telefonët e ardhshëm Android. Partnerët e Google u njoftuan me anë të një e-mail-i për ndryshimin në fjalë.
Ky ndryshim aplikohet mbi ata prodhues të cilët kanë një marrëveshje licensimi me Gooogle për sistemin operativ Android. Praktikisht çdo paisje me dyqanin e aplikacioneve Play Store të instaluar do të jetë subjekt i këtij ndryshimi.
Google tha se ky zëvendësim do të hyjë në fuqi nga data 1 Dhjetor si pjesë e suitës së aplikoneve të Google që instalohen në bazë të marrëveshjeve të licensimit.
Besohset se Hangouts do të jetë një shërbim dedikuar sipërmarrjeve por çudia e vërtetë është zëvendësimi nga aplikacioni Dueo dhe jo Allo. (PCWorld Albanian)